shqiperi

Gjykata hedh poshtë kërkesat e avokatëve, mbeten në fuqi masat për të akuzuarit e koncesionit të sterilizimi

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masat ekzistuese të sigurisë për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, biznesmenin Ilir Rrapaj dhe 6 personat e tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre dhe mashtrim në rastin e koncesionit të sterilizimit.

Gjyqtarja Etleva Deda vlerësoi masat e sigurisë për 8 personat e akuzuar, teksa seanca u zhvillua me dyer të mbyllura. Gjykata i komunikoi masën arrest me burg ish-zv.ministrit Rjepaj i akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, si dhe biznesmenit Ilir Rrapaj për mashtrim.

Ndërkohë, avokatët e ture kishin kërkuar masa më të lehta sigurie.

Avokatja e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj, Elvira Hysa kërkoi masë më të butë sigurie ose garanci pasurore për klientin e saj, ndërkohë që pas dëgjimit të palëve, gjykata u tërhoq për vendim.

Biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri Klodian Rjepaj janë arrestuar dje dhe ndodhen pas hekurave, teksa hetimet vijojnë për zyrtarë dhe persona të tjerë të përfshirë dhe në ditët në vijim mund të ketë të tjerë urdhër-arreste.

Arrest me burg
Klodjan Rjepaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë
Ilir Rrapaj, biznesmen

Arrest shtëpie
Saimir Kadiu, ish-drejtor ekonomik MSH
M. S., drejtoreshe juridike

Detyrim paraqitje
Arben Gjata
Pertef Mersini
Genc Burazeri
Naile Ajazi

 

të fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Presidenti Begaj mesazh urimi për Kurtin: Uroj që kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

Këtë të hënë, me anë të një reagimi në llogarinë e tij personale në “Facebook”, Presidenti i Republikës Bajram Begaj,…

5 minutes ago

Epike/ Kandidati i LDK-së e pranon humbjen me këngën e Medës: Ma mirë mos t’isha gjallë…

Ermal Sadiku, kandidat i Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për deputet, ka reaguar me ironi pas publikimit të rezultateve paraprake…

11 minutes ago

Hetimet për atentatin me dy viktima në Rinas/ Pasi dogjën mjetin që përdorën në krim, autorët u larguan me ambulancë

Hetimet për atentatin e 11 nëntorit në Rinas, ku u ekzekutuan Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri, janë fokusuar te vëzhgimi…

30 minutes ago

Shpërthimi me tritol në Shkodër, identifikohet viktima (EMRI)

Këtë të hënë, një shpërthim me tritol është regjistruar në Shkodër, në hyrjen e një pallati në Perash në Shkodrës,…

58 minutes ago

Prej 5 ditësh pa ujë, qytetarët e Vlorës protestojnë para Bashkisë: Haram votat tona, o qeveritarë të poshtër, maskarenj, përplasje edhe me policinë (VIDEO)

Qytetarët e Vlorës prej pesë ditësh,  po përballen me mungesën e ujit të pijshëm. Sot me bidona në duar ata…

1 hour ago

Shpërthim me tritol në një pallat në Shkodër, humb jetën një person

Këtë të hënë, një shpërthim me tritol është regjistruar në Shkodër, në hyrjen e një pallati në Perash në Shkodrës,…

1 hour ago