shqiperi

Gjykata e Tiranës la në burg ish-luftëtarin e UÇK, Goxhaj: Kjo është pengmarrje, kërkoj lirinë

Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e arrestit me burg për ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj, i arrestuar më 31 Korrik, për llogari të Gjykatës Speciale në Kosvë.

Goxhaj kërkoi para gjykatësve lirinë, duke e cilësuar absudre kërkesën e Gjykatës Speciale të Kosovës.

Ai tha para gjykatësit se arrestimi i tij ëhstë pengmarrje dhe se atij duhet t’i jepet menjëherë liria.

Fjala e plotë e Dritan Goxhajt para Gkykatës:

 

Unë i kërkoj kësaj gjykate që të marrë guximin dhe të ndërpresë pengmarrjen time të kryer nga prokuroria shqiptare nën argatllëk qorrazi për hesap të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale që quhet Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe Gjykatës Speciale të Kosovës.

E konsideroj pengmarrje dhe heqje pa të drejtë të lirisë pasi institucioni i prokurorisë në Shqipëri, në injorancë të thellë në kërkesën e saj për arrestimin tim dhe mbajtjen në arrest me burg, në pikën 11 të asaj kërkese pretendon se unë mbaj përgjegjësi penale për vepra penale që përfshihen në juridiksionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës. Por, po të kishin marrë mundimin të lexonin vetëm faqen zyrtare të këtyre Dhomave, do kishin dalë nga injoranca e do kishin lexuar e zeza mbi të bardhë se këto Dhoma kanë juridiksion për të hetuar dhe ndjekur penalisht shtetas të Kosovës dhe/ose Republikës Federale të Jugosllavisë apo persona të cilët kanë kryer krime kundër shtetasve të Kosovës dhe/ose Jugosllavisë, për krime të nisura ose të kryera në Kosovë që lidhen me sjelljet dhe veprimet e përmendura në Raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që njihet si Raporti i Dik Martit (Dick Marty) ose Rezoluta 1782, për krime të kryera gjatë periudhës 3 (tri) vjeçare nga viti 1998 deri në dhjetor 2000.

Unë kërkoj dhënien fund kësaj pengmarrjeje pasi, ashtu si shihet edhe në juridiksionin e ndërmarrjes kriminale që quhet Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, unë as kam qenë e as jam shtetas i Jugosllavisë. Për më tepër, veprat për të cilat ajo ndërmarrje e përbashkët kriminale më akuzon dhe kërkon ekstradimin tim sipas vetë atyre pretendohet se janë kryer në vitin 2023, ndërkohë që ata kanë juridiksion vetëm për periudhën nga viti 1998 deri në vitin 2000.

Dhe  mbi të gjitha, kjo ndërmarrje kriminale ka juridiksion të hetojë vetëm për “Trajtim çnjerëzor të personave”, ndërsa unë prej tyre akuzohem për dy vepra që nuk kanë lidhje me juridiksionin e deklaruar nga vetë këto Dhoma dhe kjo Zyrë e Prokurorit të Specializuar.

Kërkoj me zë të lartë dhe me gjithë të drejtën time juridike që gjykata të mos bëjë noterin për hesap të Institucionit të Prokurorisë por të lexojë ato që edhe unë lexova dhe ta ndërpresë këtë pengmarrje e të më rikthejë lirinë që më është hequr me pa të drejtë; të më rikthejë lirinë që ka 41 ditë që më është hequr pasi, edhe pse jam dakord me atë çfarë tha mbrojtësi im ligjor, dua të theksoj se në vetvete pengmarrja nuk mund të ketë si koncept përfundim afatesh (të pengmarrjes) pasi pengmarrja është vepër e jashtëligjshme prej momentit të parë që ajo ndodh dhe, në rastin tim, prej datës 31 korrik.

Ndaj, në përfundim të fjalës time, i kërkoj gjykatës që të më kthejë lirinë menjëherë e pa vonesë.

të fundit

Imuniteti i Ballukut, Berisha sulmon Ramën: Me 83 mandatet e krimit po përdor pushtetin për t’i mbyllur rrugën drejtësisë

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me kryetarët e degëve të PD në rrethe, akuzoi Ramën se, po përdor…

32 minutes ago

Përgatitja për protestën e 24 janarit, Berisha mbledh kryetarët e degëve: Edi Rama një demon i pushtetit, ka më shumë pushtete se diktatori i fundit komunist i vendit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin,…

42 minutes ago

Dy punonjëset përvetësuan miliona lekë, reagon Posta Shqiptare: Fondet e pensioneve nuk janë cenuar

Pas procedimit penal ndaj dy punonjëseve të Zyrës Postare Bilisht në Korçë për dyshimet e përvetësimit të fondeve, Posta Shqiptare…

1 hour ago

Aksident i rëndë në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, plagosen 4 persona

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në afërsi të rrugës së…

1 hour ago

I mori 8 mijë euro klientit për të ndikuar tek drejtësia, GJKKO shpall fajtor avokatin Besart Logu

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për…

2 hours ago

Lumturije Nonaj, e vetmja rapsode grua në botë që i bie lahutës

Lahuta mbetet shpirti i Shqipërisë së Veriut. Historitë që lindin nga tingujt e saj udhëtojnë më shpejt se njerëzit në…

2 hours ago