shqiperi

GJKKO lë në burg shefin gjobëvënës të Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi në sallë: S’e dija që në zarf kishte lekë

GJKKO ka dhënë vlerësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për shefin e Antidrogës së Durrësit i arrestuar mbrëmjen e 15 gushtit 2024 pasi akuzohet si pjesë e një skeme gjobëvënieje ndaj pronarit të një klubi nate te Ura e Dajlanit.

Para se të jepej masa e sigurisë “arrest me burg” Preçi ka kërkuar lehtësi nga gjykata pasi sipas tij ishte baba i tre fëmijëve dhe se nuk e dinte që në zarf kishte para.

Të lidhura

None found

“Kam shkuar vetëm se më ka kërkuar pronari i biznesit. Nuk e dija se kishte lek brenda zarfit dhe në momentin e arrestimit kam kërkuar që pakoja të hapet në praninë e avokatit, gjë e cila nuk më është mundësuar”, tha Preçi.

Sipas dosjes së SPAK, Gazmir Preçi i ka kërkuar 20 mijë euro pronarit të një lokali në Durrës, me kërcënimin se në të kundërt do i bllokonte biznesin.

Sipas hetimeve, ka arritur të marrë 10 mijë euro në fazën e parë, shumë e cila është sekuestruar bashkë me 2 celularë, nga të cilët pritet të identifikohen punonjësve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje dhe biznese të tjera që në të kaluarën mund të kenë qenë viktimë e presionit të shefit të antidrogës.

Gazmir Preçi me gradë kryekomisar akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv”.

Ndërkohë në 2021 në kohën kur ka qenë shef krimesh në Mallakastër figuron të ketë qenë në hetim për lejimin e kultivimit të kanabisit në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës.

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

7 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

7 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

8 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

8 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

8 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

9 hours ago