shqiperi

Gjendet dhe prangoset personi që theu dyert e dritaret e selisë blu

Një 54 vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi dushohet se në protestën e 8 janarit të thirrur nga Berisha ka thyer dyert e dritaret e selisë së PD.

Ndërkohë materialet I kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshmë hetimore.

Të lidhura

None found

Njoftimi i Policisë:

Tiranë – Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në akte dhune dhe shkatërrim prone gjatë protestës së datës 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike.

Identifikohet dhe ndalohet 54-vjeçari, i cili është përfshirë në shkatërrimin e  pronës gjatë protestës, duke përdorur mjete të forta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me shkatërrimin e pronës dhe aktet e dhunës, gjatë protestës së zhvilluar në datën 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike, bazuar në provat e grumbulluara, bënë ndalimin e shtetasit L. S., 54 vjeç.

Ndalimi i tij u bë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas dyshohet se gjatë protestës ka thyer dyer e dritare të selisë së Partisë Demokratike, duke përdorur mjete të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/

të fundit

Vrasja e britanikes në Athinë, 27-vjeçari mohon krimin dhe zbulon kush e ndihmoi me trupin

Hetimet për vrasjen e 38-vjeçares britanike në zonën e Kypselit, në Athinë, kanë marrë një zhvillim të ri, pasi 27-vjeçari…

4 minutes ago

Gërvalla: Legjislatura e XI-të pritet të sjellë zhvillim ekonomik dhe reformë të thellë në drejtësi

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se po shkojnë që ta konstituojnë legjislaturën e XI-të të Kuvendit…

9 minutes ago

Ferran Torres pranon ofertën e PSG-së dhe synon largimin nga Barcelona

Sulmuesi spanjoll i Barcelonës, Ferran Torres thuhet se ka pranuar ofertën e Paris Saint-Germain dhe është i interesuar të kompletojë…

10 minutes ago

Pas shpalljes “non grata” nga Tirana, Bekir Halimi pret konfirmim zyrtar nga ambasada e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar, konkretisht dy…

10 minutes ago

Infantino kërkon ndjesë për propozimin e shitjes së të drejtave të Kupës së Botës

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka kërkuar falje publikisht pasi propozoi që një pjesë e të drejtave të Kupës së…

10 minutes ago

QMK: 20 zjarre në hapësira të hapura gjatë natës, vetëm një vijon të jetë aktiv në Makedonski Brod

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) informon se gjatë 24 orëve të fundit, deri në orën 07:30, janë regjistruar gjithsej…

11 minutes ago