Një 54 vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi dushohet se në protestën e 8 janarit të thirrur nga Berisha ka thyer dyert e dritaret e selisë së PD.
Ndërkohë materialet I kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshmë hetimore.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë – Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në akte dhune dhe shkatërrim prone gjatë protestës së datës 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike.
Identifikohet dhe ndalohet 54-vjeçari, i cili është përfshirë në shkatërrimin e pronës gjatë protestës, duke përdorur mjete të forta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me shkatërrimin e pronës dhe aktet e dhunës, gjatë protestës së zhvilluar në datën 8 janar 2022, në selinë e Partisë Demokratike, bazuar në provat e grumbulluara, bënë ndalimin e shtetasit L. S., 54 vjeç.
Ndalimi i tij u bë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ky shtetas dyshohet se gjatë protestës ka thyer dyer e dritare të selisë së Partisë Demokratike, duke përdorur mjete të forta.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/
Këtë të enjte, kryeministri i vendit Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste,…
Charlie Kirk, një nga zërat më të njohur të konservatorizmit amerikan dhe aleat i afërt i Presidentit Trump, u vra…
Këtë të enjte, kryeministri i vendit Edi Rama, ka njoftuar nga Asambleja se Taulant Balla, do të jetë kreu i…
Kryeministri Edi Rama, ka propozuar si Kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshin, ndërkohë Klodiana Spahiu do të…
Mbyllja e negociatave në vitin 2027 dhe anëtarësimi i vendit në BE deri në fund të kësaj dekade, janë dy…
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, u shpreh se SPAK krenaria e vetme deri më…