Njerëzit virtualë pritet të aplikohen në një gamë të gjerë industrish si shitja me pakicë, financa, pasuritë e paluajtshme, argëtimi dhe arsimi, të nxitur nga avancimi i teknologjisë së bazuar në inteligjencën artificiale, po thonë ekspertët e fushës.
Së fundmi një spikere vituale u shfaq në televizionet shqiptare dhe shkaktoi debat.
Në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, të ftuarin patën përplasje mendimesh, ku gazetarja Eneida Xhelili u shpreh e revoltuar nga spikerja e krijuar nga Inteligjenca Artificiale pasi sipas saj mund të shkaktoj dëm te njerëzimi.
Pjesë nga debati:
Eneida Xhelili: Kështu ndodhi dhe shekullin e kaluar me armët bërthamore, kështu ka ndodhur dhe me shpikjet e tjera, që në momentin e parë duken shumë inovative, por më pas nuk është kontrolluar dot dëmi që i kanë shkaktuar njeriut. Nesër s’do ketë as Ismail Kadare, as Shekspiri.
Ermand Maternika: Bota po përdor robotët në vend të kamarierëve
Gledis Bozo: E bën poezinë në stilin e “Shekspirit” dhe kujtdo shkrimtar të caktuar
Gerond Taçi: Mund të krijojë poetë dhe shkrimtarë
Eneida Xhelili: Gazetarja: mendoj se hakmarrja e Zotit do të jetë shumë e madhe për këtë që po thoni.
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për pjesëtarët e grupit kriminal që dyshohet se…
Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I.…
Kjo periudhë e dimrit shoqërohet me shtim të rasteve të virozave dhe gripit, duke sjellë një ngarkesë më të madhe…
Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, më 25–27 janar, me rastin e pjesëmarrjes së…
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka reaguar sërish për arrestimin e fëmijës dje nga policia, pas protestës madhështore…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do të vijojë me protesta, duke e cilësuar situatën politike…