shqiperi

Gazetari “plas bombën”: Ambasada amerikane u jep shtetasve të vet listë me lokalet ku s’duhet të hyjnë, edhe gjyqtarët e kanë

Gazetari Sokol Bregu ka komentuar masakrën e “Don Boskos” mbrëmjen e sotme.

Si pasojë e të shtënave me armë, humbi jetën Mimoza Paja, 58 vjeç dhe u plagosën nga breshëria e kallashnikovit 5 persona të tjerë. Edhe mbesa e Mimozës, 10 vjeç mbeti e plagosur nga ciflat e xhamave të lokalit ku ndodhi masakra.

Të lidhura

None found

Bregu i ftuar në “Top Story” tha se 90% e lokaleve në Shqipëri janë në pronësi të trafikantëve. Sipas tij, çdo shtetas amerikan që vjen në vendin tonë i jepet një listë lokalesh që nuk duhet të shkojnë.

Sokol Bregu: Unë e shoh si një histori vetëshkatërrimi i shoqërisë shqiptare. 90% e lokaleve në Shqipëri janë në pronësi të trafikantëve, 90% mos më shumë, çdo shtetas amerikan që vjen në vendin tonë i jepet një listë lokalesh që nuk duhet të shkojnë. Edhe gjyqtarët kanë një listë ku nuk duhej të shkonin në Tiranë. Një pjesë e madhe që nuk iu bindën dhe humbën Vettingun se shkonin pinin kafe duke e ditur se e kishin listën. Kudo ku ulesh rrezikohesh.

Ju thatë që është e varfër, cila banakiere në Shqipëri është e pasur? Sepse kjo është historia e shoqërisë shqiptare, s’kanë ku shkojnë, kriminelët apartamente dhe lokale dinë të krijojnë, dy apartamente t’i japin me qira dhe lokale të rrinë me shokët. Është një vend krimi, para një viti hyri dikush dhe ngatërroi shënjestrën, e kuptoni në çfarë logjike? Se trafikanti që donte të vriste ishte klient i këtij lokali, pjesa më e madhe është pronë e tyre. Në vetëshkatërrimin total gjejmë një mënyrë, që ishte në kërkim pse u lirua, harruam që të bëjmë një protestë. A mendoni se vetëm gjykata e shkatërroi Falkonen? Ishin protestat.

Sulmi mafioz ndodhi në rrugën “Anastas Shundi” në Don Bosko rreth orës 20:50 në lokalin në pronësi të Fation Muratit.

Ky i fundit u arrestua në tetor 2022, por dy muaj më vonë Gjykata e la në “arrest shtëpie.”

Pavarësisht kësaj, ditën e djeshme pas kontrollit në shtëpinë e tij policia nuk e ka gjetur Muratin në banesë. Dyshohet se ky i fundit është arratisur dhe është larguar jashtë Shqipërisë.

Kujtojmë se të plagosur mbetën: Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli si dhe një vajzë 10-vjeçare./Albeu.com/

të fundit

Eurostat: Albania has no doctoral graduates in science and ranks last in Europe

Shqipëria renditet në fund të Europës për numrin e të diplomuarve me doktorate në fushat e shkencës, matematikës, informatikës, inxhinierisë,…

1 second ago

OSBE: Pjesëmarrja e lartë në zgjedhjet në Serbi është shenjë pozitive

Vëzhguesit e ODIHR-it po monitorojnë gjithashtu zgjedhjet në Serbi. Koordinatori Special i OSBE-së për misionin e vëzhgimit afatshkurtër, Gilles Baum,…

1 minute ago

Shqiptarët votojnë në Preshevë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë

Qytetarët shqiptarët po votojnë në qendrat e votimit në Preshevë. Disa prej tyre i’u kanë drejtuar shkollës ‘Ibrahim Kelmendi”. Sot…

1 minute ago

Shaip Kamberi voted in his birthplace, Tërnoc

Shaip Kamberi, bartës i listës së Koalicionit Shqiptar, ka votuar në vendlindjen e tij, në Tërnoc. Pas votimit, Kamberi ka…

2 minutes ago

Hetim ndaj Thomas Markle në Filipine pas akuzave për posedim materialesh të abuzimit seksual të fëmijëve

Thomas Markle, babai i dukeshës së Sussex, Meghan Markle, është nën hetim në Filipine pas akuzave për posedim të materialeve…

3 minutes ago

Heavy traffic at Muçibabë as Valley residents from Kosovo travel to vote

Kolona të gjata janë krijuar në pikën kufitare në Muçibabë, e cila lidh Gjilanin me Preshevën, për shkak të lëvizjes…

3 minutes ago