shqiperi

“Gati ta bashkëfinancojmë”, Rama nga Shkupi: Të procedohet sa më shpejt me bazën detare të NATO-s në Porto Romano

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Shkup, në kuadër të të liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore.

Kreu i qeverisë ka mbajtur fjalën e tij gjatë konferencës së përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Presidentin e Kroacisë, Kryeministrin e Malit të Zi dhe Kryeministrin e Sllovenisë.

Rama u shpreh se duhet të zbatohet sa më shpejt kërkesa e Shqipërisë për bashkëfinancim me NATO-n, për bazën e re detare në Porto Romano.

Rama: Dëshiroj të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt. Sepse besojmë se çdo gjë që ndodh hap pas hapi e përforcon vlerën e strategjike të një investimi të tillë jo thjesht për Shqipërinë, as për rajonin por për vetë NATO-n që do fitojë një tjetër akses të shpejtë në këtë anë të Europës për çdo rast të mbrojtjes së nevojshme.

Shqipëria ka përmbushur me buxhetin e vitit 2024, objektivin e financimit të Mbrojtjes me 2% siç është shtruar nga tryeza e NATO-s për të gjitha vendet anëtare. Do vazhdojmë të jemi të përkushtuar për rritjen e kapaciteteve dhe shtimin e efiçencës së forcave tona të armatosura.

Kryeministri Edi Rama theksoi dhe nevojën që NATO të garantojë kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë pasi faktikisht është jashtë kontrollit dhe në shërbim të trafikut të armëve, drogës.

Rama: Theksova domosdoshmërinë e rritjes së numrit të forcave të NATO-s në Kosovë dhe domosdoshmërinë për të garantuar kufirin mes Kosovës e Serbisë që faktikisht është jashtë kontrollit dhe është në shërbim të trafikut të armëve, drogës, e aktiviteteve të cilat pastaj ngatërrohen me aktivitetin politik me sfond ultranacionalist që shkakton devijime të rënda si devijimi  në Banjskë. /albeu.com

të fundit

Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi/ Përlotet djali i tij Redoni: Më duket si një ëndërr, sa herë kthehej nga Amerika e shihja më të plakur…

Ditën e sotme, janë zhvilluar homazhe në nder të aktorit Fitim Makashi, i cili u nda nga jeta një ditë…

4 minutes ago

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ Fadromat hedhin dherat dhe gurët në ujërat e lumit (VIDEO)

Ditën e sotme,  aksi Librazhd-Prrenjas, u bllokua pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve. Pas…

15 minutes ago

Në pritje të shortit të Nations League, Kombëtarja në vazon e parë të Ligës C, por kompeticoni ka një risi…

Në 12 shkurt do të hidhet shorti i edicionit të pestë të Nations League, ku Kombëtarja shqiptare dhe ajo e…

43 minutes ago

Shembja e masivit të gurëve bllokon ambulancën në Librazhd, i sëmuri transportohet me barelë në këmbë (VIDEO)

Shembja e masivit të gurëve në aksin Librazhd-Qafë Thanë ka shkaktuar një situatë kaotike, ku automjetet prej orësh qëndrojnë të…

1 hour ago

Aksident tragjik në Turqi/ Autobusi del nga rruga, 8 persona humbin jetën, plagosen 26 të tjerë

Një autobus pasagjerësh doli nga rruga në provincën Antalya të Turqisë jugore, duke shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen…

1 hour ago

Rrëshqitja e dherave dhe gurëve, bllokohet aksi Librazhd-Qafë Thanë

Qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë është bllokuar plotësisht në të dyja drejtimet, si pasojë e rrëshqitjes së…

2 hours ago