shqiperi

“Futi familjen në kredi e fajde!”, motrat binjake sherr në ekran: Gjej ish-burrin dhe kthe lekët

Laureta dhe Mirushja janë dy motra binjake që përballen në seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq”. Laureta e ka thirrur në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan motrën e saj për t’i kërkuar kthimin e një borxhi që ish-bashkëshorti i saj i ka marrë familjes.

Mirushja thotë se ish-bashkëshortin, i cili është shqiptar i Kosovës ia ka prezantuar vjehrra e Lauretës. Ajo shton se lidhja ka mbaruar dhe ka krijuar një familje të re. Për shkak të konfliktit të parave, familja e ka nxjerrë Mirushen jashtë shtëpisë dhe nuk ka kontakte me të.

Seanca e ndërmjetësimit mbyllet pa pajtim mes binjakeve Laureta dhe Mirushe. Laureta nuk ia fal motrës së saj paratë që ajo i ka marrë hua familjes për ish-bashkëshortin, Përparimin. 42 mijë eurot nuk janë kthyer prej 8 vjetësh dhe familja është zhytur në kredi për t’i shlyer.

Laureta: Zotëria nga Kosova i ka kërkuar babait tim lekë…

Mirushe: Pse më ke sjellë këtu sot?

Laureta: Të kam sjellë këtu që t’i kthesh lekët familjes time, babait tim dhe vëllait tim.

Mirushe: Çfarë lekësh?

Eni Çobani: Po mirë, ky babai dhe vëllai janë edhe të Mirushes apo jo, s’janë vetëm të tutë apo Mirushen e keni nxjerrrë jashtë tani dhe nuk e konsideroni më? Tani vëllai me babain pse vijnë tek ju, jua kërkojnë juve këto para, për ç’arsye?

Laureta: Po nuk vijnë ato tek ne, ne do t’ia kërkojmë ish-burrit të motrës. Për 2-3 muaj u bënë me letra, bënë celebrimet se do iknin në Zvcër. Gjatë kësaj kohe i kanë kërkuar lekë borxh, shuma të mëdha borxh. Ata kërko bam, babai im shukat me lekë.

Mirushe: Po ti do të flasësh veç vetë? Po pse s’më jep një përgjigje, kush ma bëri këtë personin mua?

Laureta: Ne të bëmë personin ty, nuk të thamë shko jep lekët.

Mirushe: Po siç e bëre ti për mirë, ashtu e njoha edhe unë për mirë.

Laureta: Ku e ka të mirën ai mi?

Mirushe: Këtë kërkoja vetes.

Paratë e huazuara janë marrë rreth 8 vite më parë. Laureta thotë se gabimi është i Mirushes, pasi ajo duhet ta kishte njohur më mirë partnerin e saj. Madje, ajo i thotë binjakes se ka bashkëpunuar me të.

Mirushe: Siç e njohe ti, ashtu e njoha dhe unë.

Ardit Gjebrea: Atë po thotë dhe motra.

Mirushe: Po ku ta njihja unë më shumë, më mirë?

Laureta: Po pse të tha kush hape barkun ti? Ai gam, ti lekët na, ça je ktu?

Mirushe: Ça lekësh moj?

Laureta: Lekët e babës tim! Unë sot të kam sjellë këtu që ti sot me Përparimin të gjesh lekët e babës tim dhe të vëllait tim dhe ta qepësh atë gojën! Kam pritur 8 vite që t’i kthehen lekët babës tim, more vesh? Të ma sjellësh atë Përparimin përballë se i dal unë!

Mirushe: Çfarë lekësh kërkon ti?

Laureta: Ato lekët që ia ke marrë.

Mirushe: Unë ia kam marrë?

Laureta: Ti bashkë me të, ke bashkëpunuar!

Mirushe: Gjej Përparimin, siç ma gjete të ma gjesh prapë, merr lekët!

Laureta: Unë të gjej atë?

Mirushe: Mos më përziej me këtë punë! Kam krijuar familje!

Laureta: Unë di burrin tim ku e kam unë, s’di atë ish-të fejuarin tënd!

Mirushe: Unë e kam harruar atë, kam krijuar lidhje tjetër moj gocë!

të fundit

Banori i BBVK jep “lajmin” e papritur: Ishte një udhëtim shumë i bukur, por më duhet të largohem

Banori i Big Brother Vip Kosova Limi ka lënë mbrëmjen e sotme shtëpinë e Big Brother Vip Kosova. Ai ua…

15 minutes ago

Redon Makashi reagon pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Fitim Makashi

Redon Makashi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të babait të tij, aktorit të kinematografisë shqiptare, Fitim Makashi. Në një…

35 minutes ago

Mesazh nga vëllai dhe distanca nga Miri/ Selin: Do sigurohem ta lëshoj para se të më lëshojë

Pas takimit me vëllanë e saj dhe mesazhit që ai i dha që të luajë vetëm, duket se Selin ka…

1 hour ago

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e bashkëatdhetarit të tij/ Policia kontrollon 10 qeli dhe 31 të dënuar! Ja çfarë u gjet

Disa ditë më parë u vra me një thikë të improvizuar xhami i dënuari me burgim të përjetshëm, Jani Aliaj,…

1 hour ago

Pas rreth 2 orësh mbyllet protesta e “Shqipëria Bëhet”, Lapaj: Kjo është betejë mes qytetarëve dhe një pakice që vjedh

Pas rreth dy orësh ka përfunduar protesta kombëtare e organizuar nga lëvizja “Shqipëria Bëhet”, e katërta në radhë për këtë…

2 hours ago

Selin “surprizon” Mirin: Kur të ikësh ti, unë do të bëj gati valixhen

Në listën e 9 të nominuarve për këtë javë, renditet dhe emri i Mirit, i cili ndonëse shumë herë është…

2 hours ago