Anxhela Peristeri do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Karma”. Së fundmi ajo ka tërhequr vëmendjen e mediave turke me paraqitjen e saj në tapetin, ku parakaluan pjesëmarrësit e festivalit.
Këngëtarja u shfaq me një fustan të ngushtë, të kuq, të punuar nga Valdrin Sahiti dhe nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo është shprehur se është ndierë si një mbretëreshë.
None found
Deri më tani janë realizuar dy prova gjenerale për festivalin më të madh europian dhe Anxhela ka shkëlqyer. Madje shumë e kanë cilësuar si Beyonce shqiptare, për shkak të zërit të saj shumë të fuqishëm.
Mbrëmjen e 18 majit do të mbahet nata e parë e “Eurovision” dhe emocionet sa vijnë e shtohen për Anxhelën. Në një intervistë të dhënë sot për emisionin “Wake Up”, Anxhela u shpreh se do të jetë në ankth derisa gjithçka të finalizohet.
“Deri tani kanë shkuar mirë të dyja provat, kanë qenë shumë shumë mirë. Edhe tapeti kuq shkoi shumë mirë. Por, gjithmonë je me atë ankthin ‘obobo mos ndodhë kjo, mos ndodhë ajo’, derisa të mbarojë e gjitha.
Unë personalisht kam shkuar, sepse doja ta jetoja këtë eksperiencë. Pasi fitova festivalin e këngës isha shumë e lumtur që do jetoja një eksperiencë të tillë. Ne jemi një vend i vogël dhe skena e Eurovisionit për ne është një arritje e madhe.
Një tjetër shqiptar që konkurron është Gjon’s Tears, edhe ai është favorit për të fituar, konkurron për Zvicrën”, u shpreh Peristeri.
Vetë Anxhela do të ngjitet në skenën e madhe të “Eurovision” në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë 11-ta në radhë për të kënduar. Në të njëjtën mbrëmje me të do të këndojnë edhe Greqia, Serbia, Bullgaria, Zvicra etj.
Më shumë se 1,000 njerëz kanë vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos, sipas agjencisë kryesore të…
Dashi Do kaloni plot çaste intime gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme.…
Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, beson se Lamine Yamal nuk e tregoi versionin e tij më të mirë në Kupën…
E presim fshehurazi mesazhin e anulimit, por sërish themi “po” – pas këtij zakoni që na lodh fshihet një ndjenjë…
Koha më e përshtatshme për të kryer marrëdhënie seksuale varet nga qëllimi i secilit çift. Megjithatë, studimet shkencore tregojnë se…
Altin KryeziuEgnatia dhe Celje kanë barazuar në ndeshjen e parë të turit të dytë kualifikues të Champions League [...]Read More...