shqiperi

Frymëzuese/ 3 muaj në koma 20 vjeçarja shqiptare zgjohet bëhet studente ekselente

Mrekullitë ekzistojë dhe këtë na e tregon pikërisht historia e 20-vjeçares shqiptare, Antigona që jeton në Itali.20-vjeçarja prej tre muajsh ishte në koma dhe arriti ta fitonte betejën me jetë. Pasi doli nga koma 20-vjeçarja, një student ekselente ka dhënë provimet dhe pse kishte mbetur mbrapa për shkak të problemit shëndetësor. Ajo arriti që të merrte provimet dhe të diplomohej me 85 nga 100 ekselente në Institutin e Mikpritjes Buontalenti.

Ishte data 28 prill kur vajza me origjinë shqiptare gjatë edukimit fizik, pas një stërvitje jo shumë të lodhshme, humbi ndjenjat duke rënë në krahët e shoqes së klasës.Mediat italaine shkruajnë se Antigona ishte një studente model që të gjithë e shikojnë me admirim, sepse me kalimin e viteve ajo ka mundur të bëhet një nga më të mirat e klasës, pavarësisht mungesave, sepse ndihmonte nënën e saj për të përballuar jetesën.

Të lidhura

None found

Antigona më 28 prill pësoi një arrest kardiak. Ishte një profesor ai që i dha ndihmën e parë, duke i bërë masazh zemra dhe frymëmarrje gojë më gojë.

Pas ndihmës së parë Antigona filloi të marrë përsëri frymë, por ndërsa ambulanca e çon në Careggi ajo pëson një atak të ri në zemër. Në spital ajo u operua menjëherë, gjërat dukej se po shkonin mirë, por papritur situata u përkeqësua për herë të tretë. Dhe e reja shkon në një koma të thellë që duket e pakthyeshme për tre muaj.

Provimet e fundit u mbajtën më 20 qershor, por u ngrit një komision që diskutoi për situatën e Antigonës dhe me shpresën që ajo do të zgjohej vendosën që ajo të jepte provimet në shtator.Por mrekullia ndodhi, Antigona u zhgjua dhe po rikuperohej me shpejtësi. Ajo i njihte njerëzit dhe komunikonte me ta.

“Dua t’i bëj provimet me çdo kusht, nuk kam ndërmend të përsëris klasën”, ka thënë 20-vjeçarja.

Antigona doli shumë mirë në provime pas një sfide të gjatë dhe tani po mendon për të ardhmen.

“Sapo të mbaroj rehabilitimin dua të bëhem kuzhiniere dhe nëse është e mundur pastiçiere” tregoi ajo.

të fundit

Vinicius rrezikon pezullimin dhe pjesëmarrjen në El Clasico

Vinicius Junior rrezikon të dënohet me dy ose më shumë ndeshje pas përjashtimit në fitoren 1-0 të Real Madridit ndaj…

1 minute ago

Lloga calls for an institutional response to suspected cases of police violence in Saraj, Kumanovo and Gostivar

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka kërkuar reagim urgjent nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe hetim të pavarur nga…

11 minutes ago

Tragic accident in Turkey/ 11 people killed, 27 others injured after bus collides with a crane (VIDEO)

Mëngjesin e sotëm, një aksident tragjik ndodhi në zonën e Akhisarit, në provincën e Manisës, në Turqi, ku një autobus…

12 minutes ago

Tragic: At least 109 dead after migrant boat sinks, more than 116 missing

Të paktën 109 emigrantë, mes tyre 15 fëmijë, kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 116 persona rezultojnë të zhdukur,…

12 minutes ago

Accident in Thessaloniki: Albanian driver crashes into bar, injuring 3 people

Një aksident i pazakontë ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit në Evosmos të Selanikut, kur një makinë përfundoi brenda një…

13 minutes ago

Pope Leo to undergo surgery to remove a lung mass, detected by doctors at an early stage

Papa Leone XIV do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në mushkëri në ditët në vijim, pasi gjatë kontrolleve mjekësore i…

13 minutes ago