shqiperi

Fryhet përroi i Zmejës, rrezikohet përmbytja e banesave në Rrëshen! Rënie masive gurësh në aksin Skuraj-Burrel

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Shqipërinë prej orëve të para të mëngjesit të sotme.

Për shkak të motit të keq, janë shfaqur dhe problematikat e para në disa qytete të vendit,.

Në qarkun e Lezhës për shkak të reshjeve është fryrë Përroi i Zmejës në Rrëshen dhe rrezikohet përmbytja e disa banesave. Raportohet se është bllokuar aksi Skuraj-Burrel për shkak të rënies masive të gurëve. Zjarrfikësit dhe Emergjencat Civile janë në terren.

Gjithashtu dhe në Tiranë raportohet për problematika në qarkullimin e mjeteve.

Lumi Lana në zonën e Pallatit me Shigjeta është fryrë.

Kujtojmë që në këtë zonë u krijuan problematika të premten e kaluar kur vendi ynë u godit nga stuhia ‘Ciaran’. Lana doli nga shtrati dhe banesat pranë Pallatit me Shigjeta u përmbytën. Gjatë gjithë ditës së sotme meteorologët kanë parashikuar që të ketë stuhi shiu dhe breshër. Në darkë pritet që të ulet intensiteti i reshjeve.

 /Albeu.com 

të fundit

Igli Tare në kërkim të një mbrojtësi, del në skenë emri i Ake të Manchester City

Milani ka nevojë për një mbrojtës dhe ky nuk është një mister. Për momentin trajneri Allegri “kënaqet” me De Winter,…

25 minutes ago

Moti i keq/ Kapiteneria e Portit Vlorë ndalon lundrimin për anijet e vogla: Përkeqësohen kushtet e motit brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës

Kapiteneria e Portit Vlorë ndalon lundrimin për anijet e vogla. Kjo njoftim ka ardhur si pasojë e moti të keq,…

25 minutes ago

“Made in Albania”/ Ministrja Delina Ibrahimaj: Viti 2026 sjell politikë të re industriale, do të nxisim prodhimtarinë vendase

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur në konferencën "Eksport On", se gjatë këtij viti do të…

40 minutes ago

“Mos paragjykoni pa ditur të vërtetën” – familja e Albës thyen heshtjen për lojën e saj në Big Brother

Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram, në një deklaratë të gjatë, lidhur me situatat e ndodhura…

42 minutes ago

Dyshohet se abuzoi me vajzën 12-vjeçare, Gjykata lë në burg Kelmend Kursën

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin…

54 minutes ago

Manipulimi i votave në Malishevë, ndalohen për 48 orë 15 kryesues

Pas përfundimit të rinumërimit të votave në Komunën e Malishevës, Prokuroria Themelore në Gjakovë sot ka ndërmarrë një aksion të…

55 minutes ago