shqiperi

Frida Krifca në hall, KE i kërkon paratë mbrapsht Maqedonisë së Veriut, në Bullgari arrestohet kryebashkiaku

Zyra Europiane Anti-Mashtrim (OLAF), e cila ka për detyrë auditimin e fondeve për vendet anëtare të Bashkimit Evropian, por dhe vendeve të tjera përfituese të këtyre fondeve, ka hapur 36 hetime për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Si rezultat i hetimeve, në korrik delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë pezullimin e fondeve për Ministrinë e Bujqësisë, për zbatimin e programit IPARD2. Shkak ishte korrupsionit dhe mos respektimit të procedurave ligjore nga AZHBR në shpërndarjen e tyre.

Hetimi i OLAF-it vazhdon dhe kur ky i fundit të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.

Ndërsa hetimet vazhdojmë dhe në Shqipëri nuk duhet se çfarë do të ndodhë më tej, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifça, e cila e cilësoi si procedurë normale pezullimin e fondeve, nuk duhet të jetë dhe aq e qetë sa shfaqet publikisht.

Kjo sepse në Maqedoninë e Veriut, vendi i cili mban numrin më të madh të hetimeve të nisura për Ballkanin Perëndimor, zyra Europiane Anti-Korrupsion ka kërkuar paratë mbrapsht.

Një projekt i vitit 2015, me vlerë 660.000 euro, për softuer në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave (MBPEU), është rasti për të cilin Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) konstatoi parregullsi dhe rekomandoi që Maqedonia e Veriut  t’i kthejë paratë.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave në RMV, Ljupço Nikolovski, njoftoi se nuk bëhet fjalë për ndonjë kontratë apo çështje lidhur me IPARD-in, por për projektin që është realizuar përmes përkrahjes IPA për MBPEU. Hetimi tashmë ka përfunduar dhe ka një rast konkret me veprime konkrete ligjore për rastin. Rasti është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike kundër krimit të organizuar, ndërsa MBPEU apelon që rasti të zbardhet plotësisht.

Po ashtu, në Bullgari, Valentin Dimitrov, kryebashkiak i qytetit Toshevo, u arrestua me kërkesë të Prokurorit Publik Evropian, pasi ishte vënë nën hetim për mashtrim që përfshin subvencione nga Bashkimi Evropian. Shkeljet e supozuara kanë ndodhur në vitet 2017-2019.

Toshevo mori një grant nga BE për të financuar projektin në shumën prej 169,000 euro sipas zyrës së prokurorit dhe i caktoi projektin një kontraktori privat. Sipas provave të mbledhura, zyrtarët e përfshirë në projekt, përfshirë kryetarin e bashkisë, paraqitën informacione të rreme për zbatimin e punës, që nuk ishte kryer në kohë./albeu.com

 

 

 

 

të fundit

Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Rruga është qëndresa, në janar nisim betejën tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vendosur që aksionin opozitar ta vazhdojë në janar. Nga ‘foltorja’ në Manëz, kreu…

20 minutes ago

Pas një mungese të gjatë, Gjesti rikthehet për Krishtlindje!

Pas një periudhe të gjatë të shkëputur nga jeta publike dhe rrjetet sociale, shkaktuar nga humbja e vëllait, këngëtari i…

1 hour ago

Hetimet për Ballukun/ SPAK urdhëron kontrolle për personat e lidhur me zv.kryeministren, mes tyre edhe biznesmenë

Policia e Shtetit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), vijon kontrollet në kuadër të hetimeve për numrin dy të…

1 hour ago

E akuzuar për vjedhjen e miliona eurove, qytetarët të revoltuar shpërthejnë keq ndaj Belinda Ballukut: Hajdute që del e bën moral, të është ngushtuar laku (MESAZHET)

Zv.kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është shfaqur në publik dhe ka postuar në rrjetet sociale, që…

1 hour ago

Apeli i Erion Braçes për prindërit: Mos e ndërprisni kalendarin e vaksinimit, mos dëgjoni idiotët që dalin nëpër ekrane, por mjekët… (VIDEO)

Përmes një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, deputeti socialist, Erion Braçe, ka bërë një apel për prindërit që…

2 hours ago

VIDEO/ Aksident i rëndë në Lushnje, motoçikleta përplaset me makinën, 30-vjeçari në gjendje kritike (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit të Lushnjes, ku një motoçikletë është përplasur me një mjet…

2 hours ago