Personi në foto është Zamir Kalemi, shënjestra e atentatit të ndodhur pak para mesnatës, 12 janar, te rrethrrotullimi i Selitës.
Ai është vëllai i Andrea Kalemit, një emër i njohur për drejtësië shqiptare dhe atë greke.
Ishte ora 22:55 minuta dhe Zamir Kalemi ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, Smart, kur nga një mjet tjetër në lëvizje është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Duket se nga të shtënat i riu ka humbur kontrollin duke përplasur makinën me anësoren e rrugës.
Fillimisht u raportua se Kalemi kishte marrë një plumb në këmbë, por Albeu.com mëson se e kanë kapur më shumë plumba dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin e Traumës.
Disa minuta pas ngjarjes, policia gjeti një makinë të djegur në Bërzhitë, që dyshohet se është e autorëve. Brenda në makinë është gjetur dhe një kallashnikov.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” informoi policia e Tiranës. Një nga pistat e hetimit të atentatit të sotëm është vijimi i sagës së vrasjeve të 2022 Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papa. Vëllai i tij, Andrea Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ndërsa Sadikaj i cili mbeti i vrarë në qershor të po këtij viti ishte kushëriri i vëllezërve Kalemi./albeu.com
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në fushën e dashurisë, dita e sotme sjell ngrohtësi dhe mundësi…
Demokratët ndryshuan mendje. Nuk do të bojkotojnë as Reformën Territoriale dhe as atë Zgjedhore. Sali Berisha i bëri ballë presionit…
Analisti Baton Haxhiu, duke komentuar idenë e një forumi intelektualësh për të bashkuar partitë e opozitës, u shpreh në emisionin…
Të paktën 13 persona kanë vdekur në New York City nga i ftohti ekstrem. Vendi po përballet me valën e…
Teksa forcat amerikane po grumbullohen pranë kufijve të Iranit dhe në kohën kur Teherani po paralajmëron për pasoja nëse shpërthen…
Gazetari Elton Tozaj ka bërë së fundmi një paralajmërim në rrjetet sociale, duke deklaruar se pritet të publikojë materiale që,…