shqiperi

Flutura e rrallë Saturnia pyri fotografohet në Parkun Kombëtar të Dajtit

Parku Kombëtar i Dajtit është i njohur për shumëllojshmërinë e fluturave që jetojnë në habitatet e tij. Saturnia pyri, ose e njohur ndryshe edhe si “mola gjigante e palloit”, “mola gjigante e perandorit” ose “perandori vjenez”, është njëra prej tyre, e cila vjen e dokumentuar në park nga specialistët.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura e ka fotografuar këtë flutur të rrallë në Parkun Kombëtar të Dajtit.

Ajo ka një gjerësi krahësh që arrin në 15-20 cm dhe mbijeton në pyje e në shkurre të hapura. Larvat shumëngjyrëshe ushqehen me disa lloje pemësh dhe shkurresh drunore, gjetherënëse.

Saturnia pyri është një specie e Evropës Jugore. Ajo gjendet në rajonet më të ngrohta të Evropës: nga Portugalia dhe Afrika e Veriut, Franca Jugore, përmes Alpeve (Austri dhe Zvicër) në Ballkan, Itali dhe Ukrainë. Gjendet nëpër malet e Kaukazit, Gjeorgjisë, Azerbajxhanit deri në Turqi, Irakun verior, Siri, malet e veriut të Iranit, Liban, Izrael dhe malet Alborz dhe Zagros të Iranit.

Popullsitë e Saturnia pyri janë të pranishme edhe në ishujt mesdhetarë të Korsikës dhe Sardenjës.

Shqipja e kënetës (circus aeruginosus) është një tjetër banore e rëndësishme e faunës së vendit tonë. Teksa shihet në fluturim, ajo mund të ngatërrohet edhe me hutën, por në dallim nga ajo, shqiponja e kënetës ka bisht më të gjatë dhe krahë më të ngushtë, të cilët arrijnë një hapje prej 115-140 cm, duke krijuar një formë “V”-je.

Habitati i saj i preferuar janë: liqenet, ligatinat, rezervuaret, grykëderdhjet e lumenjve me shtrate të gjerë kallamishteje. Shpesh ajo shihet duke gjuajtur ulët, anash kallamishteve dhe në livadhe të hapura apo zona rurale.

të fundit

Nuk ishte goma shkaku i aksidentit fatal të Diogo Jotas – zbardhen detaje të reja

Futbolli botëror vazhdon të jetë në zi pas lajmit tragjik për vdekjen e sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllait…

2 hours ago

Gjyqi i rrallë në Tiranë, e moshuara 82-vjeçare gjobitet sepse ushqen macet e rrugës

Këto janë macet që i kanë hapur probleme me autoritetet strehueses së tyre, Irinit. 82-vjeçarja jeton në Tiranë dhe ushqen…

2 hours ago

Abuzimet me energjinë, OSSH kontrolle në 1500 subjekte: 3 milionë kWh të rikuperuara

Vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime me energjinë elektrike janë shtuar në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Operatori i…

2 hours ago

Nico Williams i iku nga “duart”, Barcelona ka gati 100 milionë euro për sulmuesin e Serie A

Barcelona ditën e sotme mori një lajm shumë befasues prej Nico Williamsit. Ky i fundit vendosi të qëndrojë tek Athletic…

2 hours ago

Identiteti i Diogo Jotas u konfirmuar nga një provë kyçe e gjetur në vendin e aksidentit nga policia

Autoritetet spanjolle kanë konfirmuar se identiteti i Diogo Jotas, yllit të Liverpoolit, është verifikuar përmes targës së makinës së tij,…

2 hours ago

UEFA gjobit Barcelonën për shkelje të rregullave të Fair Play-it Financiar

Barcelona është gjobitur me një shumë marramendëse prej 15 milionë eurosh nga UEFA për shkelje të rregullave të Fair Play…

2 hours ago