shqiperi

Flamuri ngrihet në 2561 m lartësi, Alpinistët nga Kosova i bëjnë Shqipërisë dhuratën speciale pë 110-vjetorin e Pavarësisë (VIDEO)

Alpinistët shqiptarë, Astrit Krasniqi dhe Fadil Sahiti i kanë bërë vendit tonë një dhuratë shumë të shumë të bukur me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë. Ata kanë valëvitur flamurin shqiptar në 2561 metra lartësi.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Fadili tregoi emocionet e kësaj eksperience, duke ndarë edhe vështirësitë që kaloi së bashku me alpinistët e tjerë.

Të lidhura

None found

Ai madje ka zbuluar se kanë vendosur që sot të festojnë me birra në Kosovë.

“Ishte vërtetë sfidë dhe mjegullë dhe erë. Mirëpo, kënaqësia ishte e madhe nga ajo që bëmë. Faktikisht ne flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës ne e valëvisim kudo ku shkojmë, por nga kjo ishte një ditë e veçantë si për Shqipërinë dhe Kosovën si dita e Flamurit dhe Pavarësisë.

Kështu që kënaqësia ishte më e madhe se sakrifica që bëmë. Dje kam pasur emocion shumë shumë të madh. Nexhati e merr kudo që shkon flamurin me vete dhe kënaqemi. Edhe të Kosovës e marrim me vete. Ne dje kishim dy flamuj, mirëpo ky flamuri i madh kishim hall se mos na ikte nga duart. Unë jam pedagog në Universitetin Amerikan të Kosovës. Nexhati është biznesmen në një kompani.

Ne e kemi lënë me shokët do të festojmë me birra. Sepse për ne kosovarët kjo ditë është Dita e Flamurit, ndërsa për ju për Ditën e Pavarësisë”, u shpreh ndër të tjera Fadili.

të fundit

Jamie Leweling zotohet: Nëse Gjermania fiton Botërorin, do të mbaj flokët si Ronaldo

Anësori i Gjermanisë, Jamie Leweling, ka bërë një premtim interesant para ndeshjes së Kupës së Botës kundër Ekuadorit. Futbollisti 25-vjeçar…

4 minutes ago

Kolumbia mposht edhe Kongon dhe siguron kualifikimin tutje

Kombëtarja e Kolumbisë ka regjistruar fitoren e dytë në Kupën e Botës, duke mposhtur Kongon me rezultat minimal 1:0 në…

58 minutes ago

FIFA shqyrton rregull të ri për penalltitë para fazës me eliminim në Kupën e Botës

FIFA thuhet se po shqyrton një ndryshim të rëndësishëm në rregullat e gjuajtjeve të penalltive përpara fillimit të fazave eliminatore…

2 hours ago

FIFA shqyrton rregull të ri për penalltitë para fazës me eliminim në Kupën e Botës

FIFA thuhet se po shqyrton një ndryshim të rëndësishëm në rregullat e gjuajtjeve të penalltive përpara fillimit të fazave eliminatore…

2 hours ago

Carragher: Anglisë po i mungon profili i Cole Palmerit, pasi Rice dhe Bellingham “nuk janë magjistarë”

Ish-mbrojtësi i Anglisë dhe Liverpoolit, Jamie Carragher, ka vlerësuar se “Tre Luanëve” u mungon një futbollist me profilin e Cole…

4 hours ago

Kroacia fiton ngushtë ndaj Panamasë dhe ruan shanset për kualifikim në fazën eliminatore

Kroacia ka arritur një fitore të rëndësishme 1:0 ndaj Panamasë në ndeshjen e raundit të dytë të Kupës së Botës,…

4 hours ago