shqiperi

Flamur Noka hedh akuza ndaj PS: Simbol i babëzisë, prej 11 vitesh vetëm vidhni

Deputeti demokrat Flamur Noka ka hedhur akuza të ashpra ndaj qeverisë në Kuved, duke e quajtur atë sekt hajdutësh. Noka nga foltorja e Kuvendit ka theksuar se një pjesë e Kuvendit nuk janë përfaqësuesit e popullit, por simboli i babëzisë dhe batërdisë. Po ashtu ai ka theksuar se prej 11 vitesh qeveria ka vetëm një synim, vetëm të vjedhi.

“Sot kuvendi duhet të kishte një shans që të tregonte që është vendi ku ulen përfaqësuesit e popullit, ata që janë votuar për të mbrojtur interesin publik. Por nga sa dëgjuam nga ministrja që e nxori zbuluar skenarin këtu, është ndarë në dy pjesë ky kuvend. Një pjesë janë përfaqësuesit e qytetarëve dhe mbrojtësit e interesit publik dhe një pjesë është simboli i babëzisë, i batërdisë, simbol i hajnise dhe simbol i korrupsionit. Ky pra është fat i keq për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Sot çdo gje ka dalë zbuluar. Kur dikur ne PD, opozita e këtij vendi thamë se në pushtet ka ardhur Ali Baba me 40 hajdutët, qeshnit dhe ironizonit. Por çfarë ka rezultuar sot pas 11 vjetësh ne pushtet dhe çfarë po tregon sot ky kuvend. Tregon qe banda e pushtetit së bashku me përfaqësuesit e hajdutërisë noterët e babëzisë, prej 11 vjetësh i janë turrur buxhetit të shtetit si hienat. Për 11 vite ju vetëm keni patur një moto, të vidhni, të vidhni që pastaj të keni patur mundësinë për të blerë votat që të qeverisni e përsëri të vidhin e të vidhni,” tha Noka.

të fundit

Horoskopi 18 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do…

24 minutes ago

Është zyrtare: Marash Kumbulla, transferimi i katërt i Mallorcas… do bashkohet me Muriqin!

"Jam shumë i lumtur që jam këtu. Fola me drejtorin e futbollit, Pablo Ortells, dhe me trajnerin, dhe ata kanë…

37 minutes ago

“Nuk jam mirë”/ 59-vjeçari që ndërroi jetë sapo doli nga klinika dentare u ankua disa herë!

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një 59-vjeçar nga Devolli humbi jetën sapo…

42 minutes ago

Lufta në Ukrainë, Donald Trump ndërpret takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Putinin

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ndërprerë takimin me liderët europianë dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të telefonuar…

51 minutes ago

La Rusinë për klubin e njohur italian, sulmuesi i Kombëtares eliminohet nga Kupa

Aventura e Marvin Çunit me skuadrën e Sampdorias nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i…

1 hour ago

Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës i artistit përhapet në rrjetet sociale

Artisti i mirënjohur shkodran Frederik Ndoci ka ndarë këtë të hënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të nënës…

2 hours ago