shqiperi

Fier, arrestohet 38 vjeçari, në 2021 tentoi të vriste emigrantin e sapo kthyer nga Anglia

Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi në 2021 tentoi të vriste armë Iljaz Ismailin në Poshnjë të Beratit. Adriatik Shabanaj u arrestua në banesën e tij në lagjen ‘1 maji’ në Fier në kuadër të operacionit të koduar ‘Wanted’ dhe policia e cilëson si një person me rrezikshmëri shoqërore.

Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale “Vrasje me dashje”, të ngelur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Të lidhura

None found

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.

“38-vjeçari, në vitin 2021, në Berat, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas”  informoi sot policia e Fierit.

Atentati i 22 majit 2021
Në 22 maj 2021 u tentua të vritej  Iliaz Ismailaj I cili sapo ishte kthyer nga Anglia. Si autorë të krimit u arrestuan Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj. Nga një video të siguruar atëherë nga Shqiptarja.com ngjarja ka ndodhur në një lavazh të fshatit. Në makinë kanë qenë 5 persona, njëri prej tyre i armatosur. Nga sa u mësua atëherë  autorët kanë tentuar që ta marrin me forcë, por nuk ia kanë dalë dot.Teksa autori i armatosur ka rrëshqitur dhe i ka rënë arma nga dora. Në vendngjarje ka qenë edhe vëllai i Iliaz Ismailaj, i cili i ka dalë në mbrojtje.Për këtë krim u arrestua Adriatik Shabanaj dhe Aurel Filaj të cilët në gjykatë kanë mohuar që kanë qenë autorët. Nuk dihet si ka vijuar procesi gjyqësor ndaj tij por dihet që sot Shabanajt i janë vënë prangat për të njëjtën krim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 aparat celular që ky shtetas përdorte.

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

47 minutes ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

55 minutes ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

1 hour ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

2 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

2 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

2 hours ago