Aktori Vasjan Lami lindi ne Tirane me 21 maj 1957 dhe sot feston 65-vjetorin e lindjes . Kreu studimet ne Institutin e Larte te Arteve. Nga viti 1978 punoi si aktor ne Teatrin Kombetar. Ka kryer edhe nje specializem pasuniversitar ne France. Ka interpretuar ne kinematografi mbi 20 role duke filluar me filmin “Plaku dhe hasmi”.
Ka mbledhur në arkivin e tij artistik mbi pesëdhjetë role. Ka luajtur në filma dhe pjesë teatrale, përkrah korifejve të kinemasë shqiptare, Sulejman Pitarkës, Sandër Prosit, Tinka Kurtit, Pjetër Gjokës apo Ndrekë Lucës.
Personazhi i tij i parë në teatër është roli i Jakobinit tek drama “Shpërthime pranverore” e Bashkim Hoxhës, por ka pasur aktivitet të dendur deri tani, duke interpretuar në pjesë të Sofokliut, Shekspirit, Sam Shepardit, Vaclav Havelit apo Viktor Hygosë. Në kinematografi debutoi tek
“Qortimet e Vjeshtes”. Është i martuar dhe ka një vajzë, dhe së fundmi, bashkë me aktorë të tjerë të njohur, luajti në filmin e 2015-ës “De l’autre côté de la mer” (Në anën tjetër të detit) të regjisorit zviceran Pierre Maillard.
Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka zhvilluar së fundmi një vizitë prekëse në Srebrenica Memorial Center – Potoçari, vendin…
Egli Tako, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, këto ditë ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.…
Një natë tmerri dhe frike ishte mbrëmja e 12 gushtit për banorët e Delvinës. Forca të shumta zjarrfikëse, të bashkive…
Në rrethin e Bulqizës zjarret po përhapen me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” të njësisë Zerqan…
Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë…
Situata e zjarrit në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë. Era e ka përhapur zjarrin dhe vatra të reja…