shqiperi

“Ferdinand, ka marrë fund gjithçka”, trondit Xhaferraj: Në spitalin e Durrësit nuk funksionon laboratori i analizave

Deputeti i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, ka denoncuar se prej tre ditësh në spitalin e Durrësit nuk funksionon laboratori i analizave.

Kjo sipas tij, ka ardhur për mungesë fondesh.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, deputeti thotë se pacientëve tashmë u janë rritur në mënyrë të ndjeshme kostot, për shkak se përveç medikamenteve u duhet të bëjnë edhe analizat bazë në privat.

Postimi i Xhaferrajt:

“Ferdinand, ka marrë fund gjithcka.” Këto ishin fjalët e një prej anëtarëve të stafit të përkushtuar të Spitalit Rajonal të Durrësit. Prej tre ditësh në spitalin e Durrësit nuk funksionon laboratori i analizave për mungesë fondesh. Si mund të kurohen pacientët pa pasur analizat si bazë? Pacientët, të cilët përvec ilaceve tani janë të detyruar të kryejnë edhe analizat më bazike privatisht, do të rimbursohen për këtë mosfunksionim? Qeveria e fokusuar tek koncertet madhështore, ka lënë spitalet në gjendje të mjeruar. Skizma ndërmjet prioriteteve të Rilindjes dhe nevojave të qytetarëve sa vjen e thellohet, me kosto në rritje vetëm për këto të fundit.

të fundit

Frozen for 30 years: Now he is 1 year old

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

3 hours ago

Qëndroi i ngrirë për 30 vjet: Tani është 1 vjeç

Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…

3 hours ago

Yamal kryeson Evropën me shifra mbresëlënëse, a do ta ndalë Atletico Madridi?

Kur Barcelona të udhëtojë këtë të diel në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ për t’u përballur me Atletico Madridin, vëmendja do të…

4 hours ago

Nga dashuria te karriera, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë 7 nëntor 2026

Dashi Nuk duhet ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë…

4 hours ago

Adriatik Llalla breaks his silence after leaving Albania, discusses his sentence, US “non grata” designation and clash with Donald Lu

Nga drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme dhe i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla përfundoi…

4 hours ago

New Ergys Agasi wiretaps, Alizoti: Scandalous for SHISH chief to be “in the grip” of a strongman, the state brought to its knees

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi përgjimet e reja të Ergys Agasit,…

4 hours ago