Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të shyrtojë ditën e nesërme rreth orës 14:00 dosjen për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka.
Në 18 janar të vitit 2023 Gjykata Kushtetuese vendosi pushimin e një padie të deputetëve të opozitës që kërkuan shfuqizimin e vendimeve të Kuvendit, që nuk miratoi raportin e PD-së që pretendon se deputetja Xhaçka ishte në papajtueshmëri të ushtrimit të mandatit të saj për shkak të statusit të investitorit strategjik të përfituar nga Bashkëshorti!
None found
Kushtetuesja tha se për këtë çështje duhet të shprehet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, ndërsa në deklarata të vazhdueshme kryetarja e Kushtetueses ka deklaruar se të vësh në pikëpyetje vendimin është e paimagjinueshme në një shtet demokratik
14 muaj nga vendimi Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla lajmëroi pak ditë më parë se dosja e Olta Xhaçkës do të shqyrtohet në Këshillin e mandateve të hënën.
Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin përbëhet nga 10 deputetë, në përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare, i cili verifikon mandatin e deputetit.
Përballë njeri-tjetrit do të jenë Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji, Klotilda Bushka, Arben Pëllumbi dhe Ermonela Felaj.
Çështja e mandatit të Xhaçkës u risoll në qendër të vëmendjes nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, pas arrestimit të ish kryebashkiakut të Himarës me akuza për tjetërsimin e një prone në Himarë ku bashkëshorti i ish ministres po ndërton një kompleks turistik.
Përfaqësues të opozitës kanë akuzuar Partinë Socialiste se është bërë mburojë politike për Xhaçkës, pretendime që janë mohuar nga anëtarët e mazhorancës qeverisëse.
Sadleva Bodo pritet të marrë drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB), duke zëvendësuar në këtë detyrë Adriatik Kupin.…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj dy veteranëve, Fadil Zogajt dhe Ekrem…
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do ta shpallin më 17 nëntor aktgjykimin në rastin kundër ish-presidentit të Kosovës,…
Organizata “Albanians for America” ka ngritur shqetësime për përgjegjësinë politike në Serbi, pas paraqitjes së Milan Radoiçiqit në një tubim…
Moti nesër do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i ftohtë me reshje lokale të shiut. Reshjet do të…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për kontratën e re prej 18.6 milionë eurosh, pa…