shqiperi

Familjarët nuk janë paraqitur për ta tërhequr, trupi i Arben Lleshit ndodhet ende në morgun e Tiranës

Trupi i pajetë i Arben Lleshit, i cili u ekzekutua në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë Peqin, më 15 dhjetorit 2023, nga Sokol Mjacaj, po mbahet në morgun e Tiranës.

Familjarët e Lleshit nuk janë paraqitur pranë institucioneve për të tërhequr trupin, sipas procedurave përkatëse.

Arben Lleshi vuante dënimin për vrasjen e një bashkatdhetari në Angli. Në 10 prill 2012, ekzekutoi Agim Hoxhën në një apartament në qytetin anglez të Southempton dhe më pas, trupin e tij e dogji në një makinë tip “Mercedes Benz”.

Për këtë ngjarje është dënuar me burg edhe vëllai i autorit, Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës. Dy vëllezërit nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për shkaqet se përse ekzekutuan Agim Hoxhën. Sipas mediave britanike, dy vëllezërit Leshi merreshin me drogë në Angli.

Nga ana tjetër, shkaku i ekzekutimit të Lleshit besohet se erdhi si pasojë e një konflikti. Mjaçaj ka deklaruar se me Lleshin kishte konflikt pasi ky i fundit nuk e kishte pranuar në sektor, por sipas prokurorisë është thjesht alibi dhe pista kryesore mbetet vrasja me pagesë.

Nëse familja vendos të mos e tërheqë trupin brenda 60 ditëve, Instituti i Mjekësisë ligjore kërkon autorizim nga prokuroria e Elbasanit dhe varrimi kryhet nga bashkia, sipas procedurave ligjore.

të fundit

Tha se e larguan nga familja për “shkak” të së ëmës, trondit daja i Elijonës të BBVK: Pse nuk e përmend dhunën që ka ushtruar babi yt?

Banorja e Big Brother Vip Kosova Elijona, gjatë mbrëmjes së fundit ndau me publikun një histori personale të pa bërë…

4 minutes ago

SHBA-ja paralajmëron për kërcënime ruse dhe kineze në hapësirë

Kur sateliti rus – që mund të lëshojë satelitë të tjerë në orbitë – manovroi në afërsi të një sateliti…

32 minutes ago

“Sa herë ka skandal, sakrifikohet një ministër”, Bardhi: Balluku simboli më i dukshëm i sistemit keqbërës! 10 shkurti, protestë kundër Ramës

Gazmend Bardhi reagoi edhe një herë ndaj mbetjes në fuqi të pezullimit të Belinda Ballukut, duke theksuar se Shqipëria është…

50 minutes ago

Konkurencë midis formateve, Luizi në BBVA, Arbana në BBVK?

Hyrja e bujshme e Luiz Ejllit në “Big Brother VIP Albania 5” konsiderohet si karta më e fortë që Top…

1 hour ago

IGJEUM, ‘na përgatit’: Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane

Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të kësaj fundjave. Sipas të dhënave të motit, e shtuna…

2 hours ago

Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në BBVA, Ledion Liço merr këtë vendim ndaj Ilir Vrenozit

Deklarata e fortë e Ilir Vrenozit, i cili zbuloi publikisht prapaskenat financiare të marrëveshjes me Top Channel, duket se nuk…

2 hours ago