shqiperi

Familja rikthehet nga emigracioni, nëna e 14 vjeçares skandalizohet nga shoqet e saj: Ma ndryshuan vajzën si nata me ditën

Foto ilustruese

Jam nëna e një vajze 14 vjeçe e gjsymë dhe një djali 8 vjeç. Vjet u kthyem familjarisht nga emigracioni në Itali dhe hapëm një biznes në Tiranë. Tani në shtator regjistrova vajzën në klasë të nëntë. Duke qenë se kishte probleme me gjuhën e futëm në një shkollë private, për më shumë përkushtim nga mësuesit meqë ka dhe provime. Vajza ime është një natyrë shumë e thjeshtë, vishet vetëm me xhinse dhe bluza me kapuç. Por që kur filloi shkolla, e kam parë që rri më shumë para pasqyrës. Kreh vetullat, parfumoset, ka vënë nja 10 byzylykë në një dorë dhe kur ikën në mëngjes për tek furgoni, ikën me kokëulur të mos i shoh tualetin.

Të lidhura

None found

Kur e pyeta për shoqet që ka në klasë më tha që janë shumë të mira dhe ka zënë shpejt shoqëri me to, prandaj dje vajta vetë në shkollë. U skandalizova nga mënyra se si dukeshin vajzat këtu në krahasim me bashkëmoshataret e tyre në Itali. Ca me flokë të lyer, pothuajse të gjitha me grim, me vetulla të trashura, piercing e c’të të them tjetër. Shyqyr që shkolla ka uniformë se pale ç’do kishin veshur.

Thashë me vete ‘Ku u kthyem?’ Deri ca muaj më parë, vajza ime vishte akoma bluza me Topolino, tani ndryshoi si nata me ditën. Ndoshta kam merakun e nënës, por mua këto sjellje më duken shumë problem.

Që 14 vjeç kaq provokuese, këto sjellje mund t’i bëjnë të ndërtojnë marrëdhnie që tani dhe pastaj ne prindërit s’do të kemi gjë në dorë. E kuptoj që kanë qejfet e moshës, po dua të di, a ju duket normale një rritje e tillë para kohe, kur kanë aq shumë për të shijuar akoma nga kjo moshë e freskët.

të fundit

Mbyllet protesta e 33-të para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin drejt Komisariatit nr. 3: “Do të qëndrojmë deri sa të lirohen të arrestuarit”

Është mbyllur protesta e 33-të e zhvilluar para Kryeministrisë, ndërsa organizatorët dhe protestuesit kanë nisur një marshim paqësor drejt Komisariatit…

15 seconds ago

AUV: Ende s’ka vendim për mbyllje të subjektit, po priten analizat laboratorike

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se ka zhvilluar një inspektim të jashtëzakonshëm në një subjekt që merret…

11 minutes ago

Thousands of citizens fill the Boulevard as Rama continues accusing the protesters and blames the situation on citizens, not corruption and unfulfilled promises

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë pasdite sulmet ndaj protestuesve që prej më shumë se një muaji mblidhen çdo…

20 minutes ago

Tehran prepares for Ali Khamenei’s funeral on July 3, as Iran releases the official agenda and expects delegations from around 100 countries

Irani ka bërë publik kalendarin zyrtar të ceremonisë mortore për Ajatollah Ali Khamenein, e cila do të mbahet më 3…

20 minutes ago

“Rama is nothing, that is where the peak of evil lies” / Protester: Don’t waste eggs and flour, garbage should be thrown at them

Një protestuese deklaroi se nuk ka asnjë vlerë të harxhohen miell dhe vezë ndaj kdeputetëve pasi ata meritojnë të gjuhen…

20 minutes ago

Zelensky seeks US approval for Patriot missiles to be produced in Ukraine

Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të vendosin për dhënien e një licence që do t’i hapte…

20 minutes ago