shqiperi

Etleva u vra nga burri, flet vëllai: 3 ditë më parë ishte operuar nga apendiciti, nipi i madh ka parë gjithçka, tre fëmijët e tjerë s’e dinë ende

Erjon Kanolja, vëllai i Etleva Bodit, ka folur pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Itali.

Selami Bodi, për arsye xhelozie mbyti bashkëshorten e tij Etlevën, e cila pas dy ditësh në gjendje kome, humbi jetën në spitalin e Savonës.

Të lidhura

None found

Erjoni ka treguar se për ngjarjen është njoftuar nga nipi i tij i madh, i cili është vetëm 13 vjeç.

“Në 27 tetor më mori në telefon nipi në 12:30 të natës dhe më tha “dajë hajde shpejt se mami ka pësuar atak kardiak dhe është ambulanca te shpia.” Mora makinën dhe shkova, por fatkeqësisht edhe pse e kishin sjellë në jetë, i ishin shkaktuar dëme cerebrale nga mungesa e oksigjenit. Qëndroi gati 18 orë në spital, dhe pastaj ndërroi jetë. Kur shkova te shtëpia, ishte nipi dëshmitar i ngjarjes, ka përjetuar gjithë situatën. Ai ka treguar gjithçka, motra ka qenë e mbyllur në dhomë me nipin. Policia ka telefonin e motrës, nuk ka pasur telefonatë, por ka qenë halucinacioni i tij që ka menduar se ka fol në telefon me dikë. Kur nipi ka hapur derën e dhomës, ka vendosur duart në fyt… Jam përpjekur që ta ndikoj, të bëhem krah për ta. Nipërit e tjerë akoma nuk e dinë që e ëma ka ndërruar jetë. Ata janë në shtëpinë tonë. Motra ka qenë rreth 17 vite e martuar, dhe prej 15 vitesh jetonin në Itali. Probleme kanë pasur si çdo çift, por jo probleme që të arrijnë deri këtu. Ndoshta probleme ka pasur, por i ka mbajtur për vete, ka menduar për fëmijët dhe të mos shkaktojë probleme. Shkaqet kanë qenë xhelozie besoj”, tha ai.

Lexo edhe: “Daja, hajde shpejt”, 31-vjeçarja u vra nga bashkëshorti, vëllai kërkon ndihmë të sjellë trupin e Etleva Bodit në Shqipëri

Për News 24, Erjoni ka treguar edhe bisedën e fundit me të motrën, një ditë para ngjarjes.

Ai tha mes të tjerash se motra e tij ishte në regjim shtrati, pasi ishte operuar dhe kishte hequr apendicitin vetëm 3 ditë para ngjarjes.

“Shkaqet e konfliktit ishte xhelozia. Motra nuk ka pasur telefon. Ai e kuptoi pas shumë kohe. Se po të ishte informuar ambulanca në kohë, do të ishte gjallë motra. Ai është munduar, por dëmi ishte i madh. Kishte shkaktuar dëme cerebrale te motra. Shpresë kishim, shpresonim mrekulli. Ishte dhe në dorë të fatit. Një ditë më parë kisha folur unë. Nuk kam biseduar me të tjerët. Kemi folur; si je, a je mirë? Kalo të rrimë pak më tha. Kalova dhe pimë kafe te shtëpia. Çdo gjë dukej normale. Ditën e nesërme ndodhi ngjarja. Nuk pashë asnjë lloj shqetësimi. Isha sepse ka qenë e operuar 3 ditë më parë nga apendiciti. Nuk arrinte që të çohej. Ishte në regjim shtrati. Kërkoj ndihmë për mbështetjen për fëmijët. Për motrën, çdo kush që ka mundësi, që të na ndihmojë”, tha ai./Albeu.com 

të fundit

Agim Rexhepi: Policia e Kosovës duhet të përballet me krimin kibernetik, terrorizmin dhe kontrabandën

Me rastin e 27-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ish hetuesi dhe ish instruktori në Akademinë për Siguri Publike…

5 minutes ago

Kristjan Asllani nis aventurën te Al Jazira me gol dhe mesazh pas debutimit

Kristjan AsllaniKristjan Asllani u shfaq protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Al Jazira fitoi dje në transfertë përballë Shabab…

10 minutes ago

EMRAT/ Nga “Boraqi” që prej vitesh i shpëtonte policisë te personat me precedentë, kush janë të arrestuarit në Sarandë për lëndë narkotike

I konsideruar si një nga shpërndarësit më të fuqishëm të kokainës në Sarandë, pas vite të tëra ndjekje, më në…

13 minutes ago

Carvajal në radarët e Liverpoolit? Lescott flet për bisedimet e mundshme

Dani Carvajal, 34 vjeç, është aktualisht pa klub, pasi kontrata e tij me Real Madridin përfundoi në qershor. Mbrojtësi spanjoll…

16 minutes ago

Albin Kurti viziton familjen e Laurent Krasniqit pas aksidentit fatal

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ditën e djeshme ka vizituar familjen e Laurent Krasniqit për t’u shprehur ngushëllime…

28 minutes ago

Zjarri vijon të përhapet në kodrat e Bardhajve, banorët kërkojnë ndihmë: Janë djegur ullinj dhe mjete bujqësore

Flakët e zjarrit po përhapen në zonën e pyllëzuar, ndërsa situata vijon të mbetet problematike për shkak të terrenit dhe…

29 minutes ago