Pas vendimit të Gjykatës së Lezhës për të lënë në burg 17-vjeçarin , Florian Përvathi pasi vrau për gjakmarrje, ka folur avokati mbrojtës i të miturit i cili është shprehur se edhe vetë autori është viktimë në këtë rast.
Po ashtu, avokati, Andi Duraj ka fajësuar edhe shtetit, duke thën se ka qenë pa kujdes në momentin që ka mbetur jetim.
“Sot ishte seanca për vlerësimin e arrestit, nuk pritej ndonjë vendim ndryshe, pasi vepra është e rëndë. Është rasti që ka dy viktima, i pari është personi që ndërroi jetë, i shpreh ngushëllime familjes dhe i dyti autori i veprës penale. Që në momentin që i kemi rritur dhe mbarsur me një urrejtje të tillë.
Klienti im është fëmijë, këtë mos e harroni kurrë, është mjaft i tronditur, deklaratën e ka dhënë të plotë dhe të saktë përpara policisë, në prani të psikologut, është një nga ngjarjet më të rënda, që ka vetëm viktima, edhe për autorin e veprës penale. Do të bëj të pamundurën për këtë ëështje, pasi është një problem shumë i madh social.
Ka pasur një mungesë kujdesi për këta persona që në momentin kur kanë mbetur jetimë, 4 vjeë dhe deri më sot”, u shpreh avokati. /albeu.com
Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili…
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen 4 të qytetit të Korçës. Mësohet se një makinë ka përplasur…
Marash Kumbulla është dëmtuar në ndeshje që Mallorca luajti ndaj Atletico Madrid në kampionat. Mbrojtësi i Kombëtares u detyrua të…
Veshjet tradicionale shqiptare janë shfaqur për herë të parë në parakalimin e Oktoberfest, një nga festivalet më të njohura dhe…
E gjithë vëmendja e publikut amerikan është përqendruar në funeralin e Charlie Kirk, aktivistit që u vra më 10 shtator.…
Pas njohjes së Palestinës si shtet nga Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanadaja, kanë ardhur reagime edhe nga Hamas-i, të…