shqiperi

Erisa Xhixho: Dhjetë zona të mbrojtura janë në listën e qeverisë për t’iu bërë dhuratë klientëve të saj

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se dhjetë zona të mbrojtura janë në listën e qeverisë për t’iu bërë dhuratë klientëve të saj.

Postimi i Xhixhos:

Të lidhura

None found

Dhjetë zona të mbrojtura janë në listën e qeverisë për t’iu bërë dhuratë klientëve të saj.
Falë ligjit “Për zonat e mbrojtura” që u kalua në Kuvend me forcën e kartonit, këto 10 zona janë gati për t’u vënë në shërbim të interesave financiare të një grupi njerëzish që ligjin e kanë bërë me porosi.

10 projekt-vendime që i hapin rrugën ndërtimit në zonat e mbrojtura janë hedhur për konsultim publik, falë një ligji të miratuar me një urgjencë të pajustifikuar, pikërisht për të fshehur mungesën e analizës dhe hapësirat e lëna për korrupsion.

Ky ligj u kufizon këtyre zonave shkallën e mbrojtjes, duke i kthyer në kantiere ndërtimi për të cilat vendos KKRT, një organ politik që drejtohet dhe është në shërbim të kryeministrit Rama.

Zonat e listuara për të kënaqur orekset e klientëve të qeverisë janë:
1-Bredhi i Drenovës
2-Rrushkull
3-Bunë Velipojë
4-Pishë-Poro-Nartë
5-Liqeni i Pogradecit
6-Kuturman-Qafë Bush
7- Krastë
8-Guri i Nikës Valamarë
9- Bjeshkët e Oroshit
10-BishtKamëz.

Ne do t’i bashkohemi çdo zëri kundër tjetërsimit të këtyre zonave gjatë fazës së konsultimit publik të projekt-vendimeve të veçanta. Ato janë produkt i një ligji antikushtetues dhe që nuk i mbron këto zona, të cilin bashkë me organizatat e shoqërisë civile e kemi kundërshtuar që në krye të herës.

Vënia në zbatim e këtij ligji, duke anashkaluar thirrjen e BE-së për tërheqjen e tij, dhe hapja e rrugës për ndërtime në këto zona duhet të ndalet me çdo kusht.

Për të ndaluar zbatimin e këtij ligji edhe në kosultimet me shoqërinë civile dhe opozitën, duhet të çojmë sa më parë ligjin në Gjykatën Kushtetuese.

Ne do ta vazhdojmë betejën ligjore gjithashtu edhe protestën qytetare duke përdorur çdo mjet demokratik për të ndaluar këtë masakër mjedisore me pasoja shumë të mëdha.

Tags: erisa xhixho

të fundit

Mickoski për Marrëveshjen e Ohrit: Nga e kaluara duhet të mësojmë për të ngritur një shtet të sigurt dhe të qëndrueshëm

"Marrëveshja Kornizë e Ohrit është pjesë e historisë sonë të kohëve të fundit dhe realitetit politik dhe institucional të vendit.…

13 minutes ago

Maqedonia shënon rritje prej 39% të lejeve të ndërtimit në qershor

Në qershor të këtij viti janë lëshuar 296 leje ndërtimi, që paraqet një rritje prej 39.0% krahasuar me të njëjtin…

14 minutes ago

Alarm në stacionin hekurudhor të Treuchtlingenit në Bavari, evakuohen ndërtesat pas gjetjes së një objekti të dyshimtë

Policia gjermane ka nisur evakuimin e disa ndërtesave në qytetin Treuchtlingen, në Bavari, si masë paraprake, pasi në shinat hekurudhore…

17 minutes ago

Ernest Muçi pëson dëmtim në stërvitje, Trabzonspor jep informacion zyrtar për gjendjen e tij

Trabzonspor ka lëshuar një deklaratë në faqen e saj zyrtare në lidhje me gjendjen shëndetësore të sulmuesit shqiptar, Ernest Muçi.Klubi…

17 minutes ago

Danubi në nivele rekord, Rumania rrezikon të humbasë edhe reaktorin e fundit aktiv në Cernavodë

Rumania po përballet me një krizë të rënduar energjetike, pasi nivelet rekord të ulëta të lumit Danub kanë detyruar prodhuesin…

17 minutes ago

Islami: Vlerësimi pozitiv i NATO-s dhe KFOR-it për sigurinë në Kosovë godet politikat e Vuçiçit

Analisti i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar lidhur me vlerësimin pozitiv të gjendjes së sigurisë në Kosovë nga NATO dhe…

18 minutes ago