Pas pandemisë Covid-19, lija e majmunëve është kthyer në kërcënimin e radhës për qytetarët në mbarë botën, por fatmirësisht deri më tani nuk mendohet të ketë ardhur në Shqipëri.
Në vendet fqinje janë shfaqur rastet e para duke rritur rrezikun akoma më shumë, kjo edhe për faktin se jemi në prag të hapjes së sezonit veror dhe në vendin tonë pritet të futen një numër i madh turistësh.
None found
Në një intervistë për “TVKlan”, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino tregon se për të dalluar linë e majmunit nga sëmundje të ngjashme kanë nisur trajnimet me mjekët.
“Mjekët mund ta ngatërrojnë, por ka elemente të rëndësishme për tu ditur. Nis me temperaturë rritje të gjendrave limfatike shenja në lëkurë. Nisin nga fytyra, pëllëmbët shputat dhe në të gjithë trupin. Kalon në disa faza,”-tha ajo në fjalën e saj. Ndërkohë që sqaron se sëmundja prek çdo moshë dhe zgjat rreth një muaj. Por shqetësim janë personat me probleme të imunitetit mund të shkaktojë humbje jete.
Zgjat deri 4 javë dhe është infektuese derisa zhvishet lëkura. Duhet të jemi të kujdesshëm mos prekim sytë se mund te çojnë në verbim. Ata persona me dëmtime të imunitetit mund të bëjnë forma të rënda. Lija e majmunit mund të transmetohet në disa forma. Veshjet apo mjetet e ngrënies së personit të infektuar mund të shërbejnë si transmetues.”
Për linë e majmunit nuk ka mjekim të aprovuar për t’u përdorur në masë ndërkohë që vaksina e variolës ofron mbrojtje. Deri më tani, lija e majmunit është përhapur në 15 shtete të botës, por mjekët thonë se nëse të infektuarit ndiqen dhe izolohen sëmundja mund të kufizohet.
Kristjan AsllaniKristjan Asllani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Al Jazira fitoi në transfertë përballë Shabab Al-Ahli…
Një aksident tragjik në Athinë i ka marrë jetën në moshën vetëm 29-vjeçare regjisores dhe skenaristes së re greke Maria…
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, ka bërë me dije se ka qenë shënjestër e kërcënimeve nga pjesëtarë…
Të mërkurën, u thirrën në seancë me një qëllim. Deputetët u ftuan për vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit…
Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku denoncojnë bllokimin…
Deputetët do të rikthehen në Kuvend më 8 shtator, me një sërë reformash të pambyllura në rend dite, të cilat…