Një 25-vjeçar shqiptar, i cili u përfshi në trafikun e drogës për të shlyer një borxh që u kishte trafikantëve të cilët e çuan në Britaninë e Madhe, është dënuar me 28 muaj burg.
Erion Hoxha po ngiste një Audi të pasiguruar përgjatë Bramford Road në Ipswich muajin e kaluar kur u ndalua nga policia u tha në gjykatën e Ipswich Crown.
None found
Hoxha u tha oficerëve se kishin ndaluar njeriun e gabuar dhe në momentin e ndalimit kishte sulmuar një officer policie duke i shkaktuar një prerje në dorë dhe mavijosje.
Nëntëmbëdhjetë pako me kokainë, një patentë drejtimi greke, një telefon celular dhe 285 paund para të gatshme u zbuluan gjatë kontrollit në makinën e tij.
Gjithashtu gjatë kontrollit në shtëpi policia i gjeti edhe 19 pako të tjera me kokainë të fshehura në dhomën e gjumit.
Kur telefoni i tij u analizua nga ekspertët, u zbulua se përmbante mesazhe që tregonin përfshirjen e tij në furnizimin me kokainë duke përdorur metodën e dërgimit me kod postar.
Mesazhet në telefon tregonin se një ditë para arrestimit të Hoxhës, 26 klientëve u ishin dorëzuar 39 pako me kokainë me një vlerë totale prej 1530 £.
Pasi dha dënimin, gjykatësi Nicola Talbot-Hadley tha se ai kishte hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme dhe si rezultat ai nuk mund të punonte ligjërisht./Albeu.com/
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar fitimin e 15 milionë eurove nga shitja e një vile buzë detit…
Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas…
Pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, rrugët e Klodian Mihajt dhe Alice Masellit u ndanë, duke i dhënë…
Në bulevardin Champs-Élysées të Parisit, Franca kremtoi Ditën e Bastijës me një paradë madhështore ushtarake, ku morën pjesë mijëra ushtarë,…
Një incident është regjistruar pranë Kryesisë së Kuvendit, ku deputeti socialist Erion Braçe, ka shtyrë dhunshëm gazetarin e News24, Marsel…
Një intervistë e pazbuluar më parë e Ann Widdecombe tregon se ajo mbrojti publikisht Nigel Farage rreth 20 minuta përpara…