shqiperi

EMRI/ U arrestua në Itali, kush është i riu që u përfshi në masakrën me 4 të vrarë në Velipojë

Policia ka reaguar në lidhje me arrestimin e Elmilid Dylit, të riut të shapllur në kërkim për masakrën me 4 të vrarë në Velipojë, ngjarje e ndodhur në vitin 2021.

Sipas policisë, Strukturat e Policisë së Shtetit prej disa ditësh, kishin siguruar informacion se në zonën e Riminit fshihej Dyli.

Interpol Tirana bashkëpunoi ngushtë me zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri dhe me homologët e Interpol Romës, për shkëmbimin në kohë reale të këtij informacioni dhe pas verifikimeve e kanë arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi i suksesshëm më partnerët, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, një shtetas shqiptar i kërkuar për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.

Falë inteligjencës policore, bashkëpunimit të ngushtë me zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri, si dhe shkëmbimit të informacionit në kohë reale me Interpol Romën, u finalizua nga Policia italiane, operacioni policor i koduar “Rimini”.

Strukturat e Policisë së Shtetit, prej disa ditësh, kishin siguruar informacion se në zonën e Riminit fshihej një shtetas i kërkuar për vrasje. Interpol Tirana bashkëpunoi ngushtë me zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri dhe me homologët e Interpol Romës, për shkëmbimin në kohë reale të këtij informacioni.

Policia e Riminit, bazuar në këto informacione, organizoi operacionin policor të koduar “Rimini”, në kuadër të të cilit lokalizoi, kapi dhe shoqëroi shtetasin e kërkuar ndërkombëtarisht, autor të dyshuar për vrasje.

Pas verifikimeve të thelluara të kryera ndërmjet Policisë shqiptare dhe asaj italiane, mëngjesin e sotëm është bërë identifikimi i shtetasit të shoqëruar E. D., i cili u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Shtetasi E. D. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Tirana, për veprat penale “Vrasja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në vitin 2021, në Velipojë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri, 4 shtetas.

Policia e Shtetit falënderon homologët italianë dhe zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri, për bashkëpunimin e shkëlqyer policor në interes të të dy vendeve dhe më gjerë.

Si ndodhi masakra e Velipojës:

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të 27 qershorit 2021 pas një konflikti për vendosjen e çadrave të plazhit në Velipojë.

Katër persona mbetën të vrarë dhe dy u plagosën në konfiktin mes dy fiseve Gocaj dhe Verracaku.

Viktimë mbetën vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli dhe Kujtim Verracaku.

Ndërsa të plagosur Hasan Verracaku (kushëri i Kujtim Verracakut) dhe Elmilind Dyli.

Krimi ndodhi në oborrin e hotelit të familjes Gocaj në Velipojë. Anëtarë të familjes Verracaku bashkë me kushërinjtë e tyre kishin shkuar për t’u sqaruar në lidhje me vendosjen e çadrave në plazh, por të dyja palët debatuan.

Konflikti shkoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit dhe përplasja solli edhe ngjarjen tragjike.

të fundit

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina devijon nga rruga/ Plagoset rëndë një person, niset me urgjencë drejt spitalit

Një tjetër aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd pranë zonës së…

18 minutes ago

Gati lista me emrat e rinj, Rama vendos datën e shpalljes së kabinetit të ri qeveritar

Kryeministri Edi Rama raportohet se e ka bërë gatin listën me emrat e rinjë me të cilët do të qeverisë…

27 minutes ago

Ushtria izraelite kryen operacion në Bregun Perëndimor, plagosen 7 persona

Dhjetëra ushtarë izraelitë kanë kryer një operacion në qytetin Nablus të Bregut të pushtuar Perëndimor, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët palestinezë…

1 hour ago

Ambasada ruse në Beograd: Për situatën në Serbi, zgjidhja vetëm sipas rregullave të shtetit

Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së drejtës”,…

1 hour ago

Aksioni i policisë në Shkozet, personat e shoqëruar me rrezikshmëri të lartë

Policia po zhvillon mbrëmjen e sotme një aksion në zonën e Shkozetit në Durrës. Mësohet se nga ky aksion janë…

2 hours ago

Dorëheqja e Liburn Aliut, Hysen Durmishi caktohet ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë

Hysen Durmishi është ministri i ri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë. Durmishi u caktuar ditën e sotme…

2 hours ago