Policia ka arrestuar një 24-vjeçar në Ksamil të Sarandës. I riu, i identifikuar si Dhimitri Gxo, nga Gjirokastra, shiste lëndë narkotike të llojit kanabis në Ksmail.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza të gatshme për shitje.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në qytete dhe në zonat bregdetare, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 14”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale.
Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. G., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin e tij, është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis e ndarë në doza të gatshme për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tre pronarë marketesh në Kombinat, Kamzë dhe Krujë janë arrestuar. Policia bën me dije se në subjektet e tyre u…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Duo”, në kuadër të veprimeve për zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen…
Dalin detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mësohet se opozita kërkon të marre USB me provat dhe ta shqyrtojë…
Kryeministri Edi Rama në aktivitetin “Smart city Albania” ka folur në lidhje me zbatimin e projektit për instalimin e një…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon një takim me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, në selinë…
Skandali ushqimor i subjektit “Frigo Food”, me administrator z. Sokol Meqemeja, nuk ishte një incident i izoluar, por një alarm…