shqiperi

Emri/ Organizonte lojëra fati në lokalin e tij, procedohet 29-vjeçari në Dibër

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Organizonte në lokalin që e kishte marrë me qera, veprimtarinë e kundërligjshme të lojrave të fatit, procedohet penalisht 29-vjeçari, Klinton Ceprkoviç.

Sekuestrohet një kompjuter dhe një printer.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, evidentuan një tjetër lokal të përshtatur për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Si rezultat në ambientet e lokalit të marrë me qera nga shtetasit K.C., në qytetin e Peshkopisë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një kompjuter me faqe të hapur dhe aktive për baste online dhe një printer për printimin e biletave.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, ndaj shtetasit K.C., 29 vjeç, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Horoskopi 24 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite edhe me mosmarrëveshje, por edhe me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione…

4 hours ago

TikTok shmang mbylljen në SHBA, vulos marrëveshjen me Kinën: Algoritmi do të riformatohet

TikTok njoftoi të enjten se kishte mbyllur një marrëveshje për të krijuar një entitet të ri në SHBA, duke i…

5 hours ago

562 vota pro, 9 kundër dhe 57 abstenime/ Parlamenti Evropian miraton rezolutën që dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran

Parlamenti Evropian miratoi me shumicë votash ditën e djeshme (22 janar 2026), një rezolutë që dënon dhunën e ushtruar nga…

5 hours ago

Skandali zgjedhor në Kosovë/ Prokuroria e Prizrenit: 109 të ndaluar për manipulim të votave

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar ndalimin e 109 personave nën dyshimin për një skemë masive të manipulimit të votave…

5 hours ago

Timothée Chalamet hyn në histori, nominohet për herë të tretë si “Aktori më i mirë”

Timothée Chalamet ka një arsye të fortë për të festuar. Aktori i njohur hollivudian ka shënuar një tjetër moment historik…

6 hours ago

Rusia dhe Ukraina ulen së bashku në tryezë, me SHBA si ndërmjetës/ Bisedimet në Abu Dhabi ngjallin shpresa të reja për një fund të luftës

Pas fjalimit plot pasion, në të cilin i bëri thirrje Evropës të marrë një rol më të madh në formësimin…

6 hours ago