Arrestohet në flagrancë një 28-vjeçar në Sarandë. Mësohet se Xhulian Halilit 28 vjeç, pas një kontrolli në automjet i është gjetur 207 gramë kokainë.
Bëhet me dije se Halili siguronte lëndën narkotike, e ndante në doza dhe më pas e shiste në lokalet e natës në Sarandë. Për pasojë u sekuestruan automjeti, celulari si dhe lënda narkotike.
None found
Sarandë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë operacioni policor i koduar “Nexus”.
Sekuestrohen 207 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.
Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga poseduesi i lëndës narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar “Tempulli 3”, të mbështetura dhe nga inteligjenca operative, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Nexus”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Xhulian Halili, 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në aksin rrugor Skërficë-Sarandë, shtetasin e lartpërmendur, të cilit gjatë kontrollit në automjetin e tij i gjetën 207 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, dyshohet se e ndante dhe e shiste lëndën narkotike në doza, kryesisht në lokalet e natës në qytetin e Sarandës.
Lënda narkotike, së bashku me një automjet dhe një celular, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Plagosja e deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, me plumb gome gjatë protestës së fundit ka sjellë reagimin e Erjon…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën e 184-t kombëtare…
Është mbyllur protesta e qytetarëve kundër qeverisë edhe sot më 29 nëntor. Protesta ishte mjaft e fuqishme dhe ka zgjatur…
Mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të diel në sheshin Kartal të Stambollit, në Turqi, për të protestuar kundër varfërisë, korrupsionit…
Sot bëhen dy vjet nga shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, në fshatin Varagë të Zubin Potokut, një sulm që tronditi Kosovën…
Aleksandar Vuçiq, lider i opozitës në Serbi dhe kryetar i grupit parlamentar që mban emrin e tij, ka kërkuar që…