shqiperi

EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali i dënuari me 23 vjet burgim

Ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, shtetasi me dy emra Asjan Buçeza/ Hasan Buçeza, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin në Itali.

65-vjeccari është dënuar nga Gjykata e Milanos me 23 vjet burgim, për veprimtaritë kriminale të posedimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të kryera në kuadër të organizatës kriminale.

Të lidhura

None found

Nga viti 2004 deri në muajin prill 2005, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar 19 kilogramë lëndë narkotike heroinë, drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “ Periudha”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë.

Operacioni u zhvillua nga Forca e Posaçme Operacionale Durrës, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”.

Arrestohet për t’u ekstraduar në Itali, pjesëtari i një organizate kriminale me veprimtari në fushat e shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Si rezultat i aksioneve intensive të Policisë, të kryera me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Periudha ”.

Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Asjan Buçeza alias Hasan Buçeza, 65 vjeç.

Gjykata e Milanos e ka dënuar këtë shtetas, me 23 vjet burgim, për veprimtaritë kriminale të posedimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të kryera në kuadër të organizatës kriminale.

Nga viti 2004 deri në muajin prill 2005, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar 19 kilogramë lëndë narkotike heroinë, drejt Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

të fundit

SHGM: Vonesa nuk duhet të zërë vendin e drejtësisë për sulmet ndaj gazetarëve

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), me rastin e 2 Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Dhënien Fund Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër…

10 minutes ago

Tahiri kërkon debat në Kuvend për energjinë, ngre shqetësime për çmimet dhe furnizimin

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mbajë debat parlamentar për gjendjen…

10 minutes ago

Alejandro Balde kërkon largimin në janar, vë në vështirësi Hansi Flickun

Alejandro Balde është i gatshëm të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi ka filluar të pranojë se…

15 minutes ago

21st day of protests: Students enter University of the Arts and call for a boycott, then head to the Faculty of Law

Ka nisur dita e 21 e protestës së studentëve, ndërsa të rinjtë kanë vijuar përpjekjet për të zgjeruar pjesëmarrjen në…

31 minutes ago

Tributes to diplomat Bashkim Zeneli, an emotional Namik Dokle says: We have lost a good man

Në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit Bashkim Zeneli, i cili është ndarë nga jeta. Në…

31 minutes ago

Bank robbery in Tirana: Masked suspect flees on a scooter

Detaje të tjera bëhen me dije nga grabitja e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së…

32 minutes ago