shqiperi

EMRI/ I dënuar me 3 vite burg për plagosje, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Polcia e Tiranës ka vënë në pranga 27-vjeçarin Rigers Mahmuti, pasi ky i fundit ishte shpallur në kërkim për plagosje dhe ishte dënuar me 3 vite burg.

Kapja e tij është bërë pas sigurimit të informacioneve në rrugë operative ku është zbuluar më pas edhe vendndodhja e tij.

Të lidhura

None found

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Three”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5.

Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Three”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja e shtetasit:

– Rigers Mahmuti, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

 

të fundit

Mickoski: Bar exam will not be held entirely in Albanian; Macedonian remains the language of the judicial system

Sistemi gjyqësor duhet të bazohet në parimin e lingua franca, që është gjuha maqedonase, dhe kjo lidhet me sundimin e…

10 seconds ago

Albanian Files”, Berisha akuzon Ramën për korrupsion dhe dyshon se SPAK do ta ndëshkojë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar hapjen e hetimeve nga SPAK për dosjen “Albanian File”, që lidhet me…

22 seconds ago

In the Argentine woman’s case, nurse testifies she did not see Endrit Nika near the patient

Edhe dëshmitarja e dytë ne rastin e Endrit Nikës, Vlora Makolli, infermiere në QKMF në Fushë Kosovë, në Gjykatën Themelore…

28 seconds ago

LVV and PDK discuss next steps on the draft law on the Specialist Chambers

Lëvizja Vetëvendosje është duke zhvilluar diskutime me Partinë Demokratike të Kosovës për mënyrën se si do të vazhdohet me Projektligjin…

46 seconds ago

Kosovo Assembly to hold session Thursday, with four international agreements under review

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës të enjten, më 12 nëntor, duke filluar nga ora 10:00. Kështu…

1 minute ago

Doctor: Argentine woman was conscious and speaking after falling from the sixth floor

Dëshmitarja e propozuar nga mbrojtja e Endrit Nikës, doktoresha Blerina Gashi, e cila kishte dërguar viktimën Maria Clara Urdangaray në…

1 minute ago