Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të “shpërdorimit të detyrës” në kryeqytet.
Në pranga ka rënë 54-vjeçari Fatos Alimadhi, i cili gjatë ushtrimit të funksionit si përmbarues privat, ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestrimiin e llogarive bankare të një subjekti privat pa e njoftuar.
Mësohet se shtetasi i arrestuar është vëllai i ish-deputetit Adriatik Alimadhi, kryetar i partisë Balli Kombëtar.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Account”.
Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.
Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Procedohen penalisht 2 të tjerë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Account”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit:
– F. A., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. A., gjatë ushtrimit të funksionit si përmbarues privat, duke shpërdoruar detyrën, ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Dashi Mundohuni që të mos përfshiheni në projekte ose diskutime që nuk ju përkasin, për shkak se tashmë nuk mund…
Ministria e Jashtme norvegjeze ka njoftuar se një shpërthim ndodhi në rezidencën e ambasadorit të tyre në Izrael sonte. “Kemi…
Arlind Qori, drejtues i “Lëvizja Bashkë”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, u shpreh kundër denoncimit të…
Në një ndeshje të paharrueshme të Kupës së Botës për Klube, Al-Hilal nga Arabia Saudite arriti të mbajë në shah…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar fermerët në zonat kufitare të Kosovës që të rrisin vigjilencën pas shpërthimit të…
Biznesmeni dhe ish-zyrtari, Ergys Agasi, ka reaguar për CNA, pas kontrolleve të ushtruara në një nga aktivitetet e tij, me…