Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, ka gjetur vdekjen 18-vjeçari Arlis Troplini. I riu ka marrë plagë të shumta si pasojë e përplasjes, dhe nuk ka mundur që të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
“Më datë 22.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, shtetasi A. T., 18 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanal. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas. Materialet i kaluan Prokurorisë”,njofton policia e Tiranës.
None found
Arlis është djali i biznesmenit Fatos Troplini, pronar i restorantit ‘Troplini’ që ndodhet në zonën e Vollgës në Durrës. I riu ka qenë pjesë e një universiteti privat në Tiranë, i cili ka ndarë dhe një mesazh ngushëllimi për këtë ndarje të parakohshme nga jeta.
“Mesazh Ngushëllimi! Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e parakohshme të jetës të studentit tonë Arlis Troplini.
Ndarja nga jeta e Arlisit është një humbje e madhe për familjen e tij, shokët, miqtë dhe për të gjithë familjen e madhe të Universitetit Western Balkans.
Arlisi la një dhimbje të madhe tek njerëzit e tij më të dashur. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e Arlisit. Mendimet dhe lutjet tona janë me ju!”, thuhet në mesazhin e Western Balkans University.
I riu është përcjellë paraditen e sotme për në banesën e fundit.
Shërbimet emergjente në Kosovë po përballen me mungesë të theksuar të specialistëve, ndërsa nevojiten edhe 56 mjekë të kësaj fushe.…
Flavio Bolsonaro ka zbuluar arsyet që e shtynë të largohej nga Brazili, pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, duke pretenduar se…
Një zjarr ka përfshirë një fabrikë të prodhimit të kafesë në qytetin e Pogradecit. Sipas informacioneve, flakët kanë përfshirë një…
France Football, organizatori i Topit të Artë, ka nisur një hetim mbi bastet e dyshimta në platformën kriptovalutore Polymarket. Një…
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, tha sonte se një sulm me dron rus kishte goditur objektiva infrastrukturore dhe një kompani…
Studentët do të mbajnë sot protestën kombëtare, pas tre javësh reagimesh dhe tubimesh kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit…