shqiperi

EMRAT/ Zhduket recepsionisti i hotel ‘Greccia’ në Dhërmi, policia: Dyshohet se është vrarë nga një 43-vjeçar që u largua drejt Greqisë

Një 31-vjeçar, banues në Tiranë, i cili punonte recepsionist hotel ‘Greccia’ në Dhërmi është zhdukur. Policia e Vlorës thotë se pas hetimeve dyshohet se 31-vjeçari Eraldo Nevruzi, është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi Gerald Shehu, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes Gerald Shehu është larguar drejt Greqisë. Trupi i Eraldo Nevruzit ende nuk është gjetur, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur njolla gjaku. Policia thotë se ka shoqëruar 29 persona dhe se deyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.

31-vjecari dhe autori që e ka qëlluar dhe është larguar drejt Greqisë kanë qenë shokë me njeri-tjetrin. Kohët e fundit kanë ardhur për të hapur biznes bashkë në Dhërmi dhe kanë bashkëpunuar në hotelin ku ka ndodhur ngjarja. Autori është dhëndëri i pronares se hotelit. Policia dyshon se është vrasje pasi nga dëshmitë janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe po ashtu janë gjetur edhe gjurmë gjaku. Pamjet filmike nuk janë te qarta se si është larguar 31-vjecari nga vendi i ngjarjes.

‘Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç,  banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.’- njofton policia.

të fundit

Anulohet dënimi prej 500 milionë dollarësh ndaj Donald Trumpit

Një gjykatë apeli ka hedhur poshtë një gjobë prej 500 milionë dollarësh (mbi 430 milionë euro) që presidenti amerikan, Donald…

14 minutes ago

Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e 12 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka certifikuar Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Me dy…

33 minutes ago

Igli Tare nuk i heq sytë nga Gjimshiti, mbrojtësi shihet si “paketë shkëmbimi” për amerikanin

Igli Tare po ndërton Milanin nga e para, me futbollistë të rinj, të cilët dëshiron t’u shtojë pak eksperiencë nga…

34 minutes ago

Aktori Naun Shundi në gjendje të rëndë shëndetësore, dy ministri mbulojnë kurimin

Ministria e Shëndetësisë dhe e Kulturës kanë njoftuar se do t’i mbulojmë të gjitha shpenzimet e kurimit për aktori Naun…

57 minutes ago

I mahniti të gjithë me veshjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, kush është stilisti “hero” i Volodymyr Zelenskyt që e bëri të marrë aq shumë komplimente

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij të fundit në Shtëpinë e Bardhë, ka mahnitur administratën e Donald…

57 minutes ago

Makina përplaset me murin rrethues të një banese, dy të plago*ur në Fier

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi ka…

1 hour ago