shqiperi

EMRAT/ Kush janë të arrestuarit në Vlorë, pjesë e grupit “të të fortëve” të Satilno Bashos

Forcat RENEA kanë arrestuar 6 persona mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Ata akuzohen se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Efektivët kryen mbrëmjen e djeshme aksione blic prej disa orësh dhe kapën në ambientet e një lokali 6 persona, 2 prej tyre të armatosur.

Bëhet fjalë për Satilno Bashon, Mariglen Aliajn, Bruno Shehun, Mehmet Hoxhajn, Beraldo Xhindin dhe Kevin Metajn.

Policia sqaron se ka sekuestruar 2 pistoleta, fishekë, 3 automjete, 2600 euro dhe 8 celularë.

Në saj të operacionit të koduar “Obelisk”, RENEA mori informacion se Satilno Basho dhe Mariglen Aliaj qëndronin të armatosur në një lokal në Vlorë.

Pas arrestimit të tyre, efektivët vunë në pranga edhe 4 të tjerë për mozkallëzim krimi si persona në dijeni.

Një prej të arrestuarve të armatosur është edhe vëllai i “të fortit” të Selenicës, Tesi Basho. Satilno Basho ëshët gjithashtu një eksponent i njohur i krimit. Satilno Basho ka qenë i dënuar në 2019 për “shtrëngim me dhunë për dhënie  pasurie”. Dyshohet se kërcënoi dajën për t’i marrë para.

Kush është Tesi Basho

Tesi Basho është një person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri, në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve.

Ai ka vrarë dy vajza që ushtronin prostitucion në qytetin e Torinos, një prej të cilëve e shfrytëzonte edhe vetë.

Ai ishte arrestuar në vitin 2016 në Itali, por vetëm pak kohë më vonë duke shfrytëzuar transferimin e tij pas tërmetit që “shkundi” Italinë, së bashku me dy shok të tjerë qelie u arratis nga dritarja e burgut, me çarçaf dhe shkopa fshese.

Ai ra në prangat e policisë më 16 tetor të vitit 2019.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com./

të fundit

Arratisja e Altin Ndocit/ Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e Burgut të Durrësit

Ditën e sotme, Gjykata e Durrësit, ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për ish-drejtorin e Burgut të Durrësit,…

5 minutes ago

Fshatrat më të shtrenjtë/ Sa do jenë çmimet fiskale nga Gjiri i Lalëzit, Dhërmi, Ksamil në Velipojë

Për herë të parë në Shqipëri, qeveria do të aplikojë çmime fiskale reference për shitblerjen e apartamenteve dhe ndërtesave në…

17 minutes ago

Aksident në Laç/ Makina përplaset me barrierat anësore, tre të rinj nisen me urgjencë në spital

Gjatë natës, tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Gjorm. Sipas…

26 minutes ago

Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, dërgohet me urgjencë në QSUT

Drejtori i ri i komanduar i burgut të Durrësit, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale. Ai është dërguar me urgjencë…

57 minutes ago

Kuvendi i Shqipërisë rinis punën, deputetët mblidhen për herë të parë për 2026-ën, zbardhet rendi i ditës

Këtë të hënë, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, rikthehen në Kuvend për nisjen e sesionit të ri parlamentar, në orën…

1 hour ago

U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, del sot para gjykatës ish-drejtori i Burgut të Durrësit Indrit Cërloj dhe mjekja

Këtë të hënë, del para gjykatës ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, i cili u arrestua tre ditë më…

1 hour ago