shqiperi

EMRAT/ I shpallur në kërkim dhe me armë në makinë, tjetri kepet me drogë, dy të arrestuar në Tiranë

Finalizohen nga Komisariati i Policisë Nr. 2, brenda 24 orëve, 2 operacione policore të koduara “Zastava” dhe “Dealer 3”, që konkludoi në arrestimin e dy të rinjve, Ervis Xheli dhe Denis Aliu.

Njoftimi i policisë:

Të lidhura

None found

Gjatë operacionit policor të koduar “Zastava” u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. U vu në pranga një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim për mashtrim.

Gjatë operacionit policor të koduar “Dealer 3” u sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis, u vu në pranga 24-vjeçari që i posendonte, i dënuar më parë për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionet policore të koduara “Zastava” dhe “Dealer 3”.

Gjatë operacionit policor të koduar “Zastava”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Xh., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur ish-Parku, kanë lokalizuar shtetasin E. Xh., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi ka përvetësuar, shumën prej 5000 euro, nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet.

Gjatë operacionit policor të koduar “Dealer 3”, u arrestua në flagrancë shtetasi D. A., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në rrugën “Zef Jubani”, kanë lokalizuar shtetasin D. A., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike, e ndarë në doza, gati për shitje.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa, në rrugën “Zef Jubani”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

të fundit

Sánchez paralajmëron Evropën: Kërcënimi ekstremist po zgjerohet në mbarë botën

Kryeministri socialist i Spanjës, Pedro Sánchez, ka paralajmëruar të hënën për përparimin e asaj që e cilësoi si një “kërcënim…

21 seconds ago

Shtyhet gjykimi për rastin “Lotaria e Maqedonisë”, kërkohet përkthim i aktakuzës në shqip

Është shtyrë seanca gjyqësore për rastin e “Lotaria s Maqedonisë”, pasi i akuzuari Bashkim Avdiu ka kërkuar që aktakuza t’i…

27 seconds ago

Kosova nënshkruan marrëveshjen për përfshirjen e FSK-së në misionin ndërkombëtar në Gaza

FSK-ja do të jetë pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, me marrëveshjen tashmë të firmosur gjatë vizitës zyrtare në…

42 seconds ago

Joheirry Mola i rikthen Republikës Dominikane kurorën e Miss World pas 44 vitesh

Joheirry Mola, 24 vjeç, nga Republika Dominikane, është kurorëzuar Miss Bota e re në Vietnam, duke i dhënë vendit të…

2 minutes ago

Mbi 14 mijë seanca gjyqësore në vit, Salihu: Sfidë e madhe për prokurorët e Prishtinës

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përveç lëndëve të shumta e numrit të pakët të prokurorëve, sfidë tjetër ka edhe numrin e…

4 minutes ago

Edison Lika pas 100 ditësh protestë: Regjimit iu hoq maska, nesër deputetët do të përballen me vezë para Kuvendit

Në një bilanc për 100 ditët e rezistencës popullore, aktivisti Edison Lika, i ftuar në emisionin “Minuta e parë” në…

5 minutes ago