Categories: shqiperisport

Eliminatoret e Katar 2022, Gjimshiti: Me Poloninë ndeshje e vështirë, Lewa?! Nëse frikësohesh i ke hyrë kot futbollit

Shqipëria do të përballet në transfertën ndaj Polonisë në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Botërorit. Para këtij takimi, kuqezinjtë janë përforcuar edhe me një emër si Nedim Bajrami nga Empoli. I pranishëm në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme ishte Berat Gjimshiti, që mes të tjerash komentoi edhe duelin që pritet me Lewandowski.

“Kam pasur shumë ndeshje me klubin dhe Kombëtaren në sezonin e kaluar. Me Kombëtaren kemi bërë hapa positive përpara. Në këto tre ndeshje do të bëjmë maksimumin për të marrë sa më shumë pikë. Besoj se mund ta shfrytëzojmë momentin e vështirë të Polonisë. Kemi respekt për ta, pasi kanë lojtarë që luajnë në ekipe më të mira në botë. Por ne duhet të shohim Shqipërinë dhe do të japim maksimumin që të fitojmë ndeshjen.

Lewandowski? Nuk ka shumë për të studiuar pasi si çdo tifoz i futbollit i shohim ndeshjet e më të mirëve në botë. Pra do të shohësh edhe një Bayern me Lewandowski-n. Është sulmuesi më i mirë i momentit dhe unë do jap maksimumin tim. Frikësimi ndaj rivalëve të njohur? Nëse frikësohesh, le të themi se je gabim dhe kot në futboll”, u shpreh Gjimshiti.

të fundit

Avokati i Ilir Metës: Kartat i përdori Monika, s`mban përgjegjësi burri për gruan

Pas përfundimit të seancës se sotme gjyqësore në GJKKO, avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka folur për mediat, pasi…

7 minutes ago

Shqetësim në Japoni: Mbi 470 tërmete të njëpasnjëshme ‘godasin’ ishujt

Më shumë se 470 tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur një zinxhir ishujsh të largët në Japoninë jugore që nga e…

26 minutes ago

GJKKO e la në burg, Meta njofton konferencë për mediat nga burgu: S’ka fuqi që mbyt të vërtetat e mia

Përmes një postimi në "Facebook", ish-presidenti i vendit Ilir Meta, ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, që…

27 minutes ago

Financat e këtyre shenjave të zodiakut përmirësohen para fundit të muajit

Gaforrja Gjërat po përmirësohen në të gjitha fushat e jetës së Gaforres, veçanërisht pasi Jupiteri, planeti i fatit dhe bollëkut,…

35 minutes ago

“Ajo që bën është çmenduri”, Paul Pogba për Lamine Yamal: Një gjeni

Paul Pogba është rikthyer të jetë protagonist. Së fundmi ishte i ftuar në "podcast" e Sergio Agueros, ku foli për…

42 minutes ago

Ronaldinho arrogant i zhgënjeu polakët, askush nuk e priste që ai të sillej kështu

Organizatorët dhe publiku në Hoçovo të Polonisë mbetën të zhgënjyer nga legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, pas ndeshjes bamirëse të…

44 minutes ago