Majlinda Kelmendi ka dështuar në Lojërat Olimpike.
Shqiptarja e Kosovës është eliminuar në “Tokio 2020” që në raundin e parë nga xhudistja hungareze, Reka Pupp në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Trajneri i saj, Driton Kuka pas eliminimit bëri një shkrim emocionues.
“Krenaria e veprimtarisë time …Majlinda të falenderoj për jetë! Do jesh gjithmonë Kampione Olimpike, Botërore e Evropiane! Sot mos u hidhëro, puna e sakrifica, djersa e gjaku që ke derdhur për veten tande, për mua, familjet tona, popullin shqiptar tu ka shpërblyer gjatë karrierës.
Mos u hidhëro se e arta e Disit është e të gjithë neve e ekipit tonë. Mos u hidhëro sot të lutem, kokën lartë se aq shumë gëzime i ke dhuruar popullit Shqiptar! Zoti të ka shpërblyer punën tande, lëndimet ishin sfida që aq shumë të munduan ty fizikisht e mua shpirtnisht. Kokën lartë Majlinda! Krenar me ty deri në frymën time të fundit” shkroi Kuka.
Prokuroria e Tiranës, ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare e automjete luksoze të një shtetasi të dënuar për…
A është e shkruar në yje besnikëria… apo mungesa e saj? Sipas astrologëve, disa shenja të zodiakut priren më shumë…
Stafi i Vanity Fair mund të jetë i qetë, Melania Trump nuk është aspak e interesuar te dalë ne kopertinë!…
Pas dështimit me inceneratorët, këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, ka njoftuar një iniciativë të re për menaxhimin e integruar…
Reperi i njohur Stresi ka bërë një postim të dyshimtë në Instagram, i cili po interpretohet si një mesazh me…
Mbrëmjen e djeshme, uniformat blu ne Durrës, zhvilluan një aksion të koordinuar, ku në pranga ranë dy persona, Erald Mustafa…