shqiperi

ELBASAN/ Shkrumbohet një makinë, gjendet brenda një person i pajetë (VIDEO)

Gjendet një mjet i djegur në afersi të zonës së krastës në Elbasan.

Në mjetin tip Passat, në sedlijen e pasme është gjetur një trup i shkrumbuar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po verifikohet nëse ka njeri brenda makinës.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion

Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 04.02.2022, rreth orës 22:30, në vendin e quajtur “Kryqi” në rrugën e vjetër Elbasan – Krrabë ku është djegur një automjet tip “Volkswagen” në brendësi të së cilës ka qenë një person i pa jetë, në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor i cili ka nisur kryerjen e veprimeve hetimore nën drejtimin e prokurorëve të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet hetimore të kryera është mundësuar të identifikohet viktima i cili është shtetasi Armand Mici 32 vjeç, lindur e banues në Elbasan, me kombësi e shtetësi, i pa dënuar. Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, është mundësuar të dokumentohet se ky shtetas dyshohet nën efektin e depresionit ka blerë një sasi lënde djegëse benzinë në një pikë karburanti dhe ka realizuar vetvrasjen nëpërmjet vetëdjegies në brendësi të automjetit të tij tip Volkswagen Passat me targa AA 273 NU.

Nga grupi hetimor vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore për sqarimin e çdo rrethane që i shërben hetimit.

të fundit

Nuk mund t’i besohet Serbisë/ Ish-futbollisti i Kombëtares: Peng Europianin, padrejtësi nga De Biazi

Kombëtarja shqiptare ka pasur ndër vite futbollistë që kanë lënë gjurmë, e një nga ata është pikërisht Alban Meha, i…

7 minutes ago

Ky është 51-vjeçari i cili u gjet i vrarë në banesën e tij në Durrës/ Zbardhen detaje të reja, çfarë tregoi ekspertiza

Personi që shihni në foto, është 51-vjeçari Valbon Beqiraj alias Marko Beqiraj, i cili u gjet i masakruar në banesën…

44 minutes ago

Rama mbledh në mesditë qeverinë, vuloset shkarkimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, mbledh në orën 12:00 qeverinë, ku në rend dite mësohet se është vendimmarrja për…

59 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan, blihet me 82 lekë dhe shitet me 83.2 lekë. Euro, blihet…

1 hour ago

Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri/ “Pika të nxehta” që përbëjnë rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin e banorëve

Shqipëria vijon të përballet me një trashëgimi të rëndë të kimikateve të rrezikshme dhe metaleve të rënda, të depozituara për…

1 hour ago

Presidenti Begaj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së: Shqipëria e përkushtuar ndaj paqes, sigurisë dhe multilateralizmit

Presidenti Bajram Begaj, mbajti fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të…

2 hours ago