shqiperi

Ekzekutimi i 41-vjeçarit në Vlorë, familjarët kanë ankesa për ekspertët mjeko-ligjor: Kemi 10 orë që po presim në morg

Një ngjarje e rëndë tronditi një natë më parë qytetin e Vloës, ku u ekzekutua një 41-vjeçar, i identifikuar si Leartiad Kekaj.

41-vjeçari u ndoq nga një makinë “Audi” me targa italiane dhe u qëllua në ecje e sipër, ai ka tentuar të largohet me vrap pasi është rrëzuar nga motori, por është arritur dhe qëlluar sërish nga autorët, duke e lënë të vdekur.

Por pas ngjarjes së rëndë, famikjarët e 41-vjeçarit kanë pasur ankesa në lidhje me vonesat për ekspertizën mjeko-ligjore ndaj trupit të viktimës në morgun e spitalit të Vlorës.

Mjeku është vonuar për orë të tëra, arsyet tëcilat nuk dihen, teksa familjarët ishin të gatshëm të shkonin ta merrnin vetë mjekun, mjafton që viktima të shkonte në shtëpi brenda 12 orësh.

Po presim mjekoligjorin, kemi që në orën 10 këtu, asnjë përgjigje, vijnë e ikin. Do vij tani, do vij pastaj e nuk po vijnë. Na thonë që do vij nga çasti në çast, na gënjejnë. Kërkesa jonë është të vijë sa më shpejt mjekoligjori, brenda 12 orëve duhet të iki trupi në shtëpi. Kaq! Nuk e dimë nëse institucioni ka mjek ligjor, na kanë thënë do vijë nga Fieri. Tani ne jemi në dispozicion të shkojmë ta marrim mjekoligjorin vet nëse shteti nuk e disponon, shkojmë ne e marrim, por brenda 12 orëve ne duhet ta marrim trupin ta çojmë në shtëpi. Kaq është kërkesa jonë,” – u shpreh një nga familjarët e Kekajt në një prononcim për mediat.

të fundit

Amerika mes rënies dhe rishpikjes: kriza e një modeli dhe kërkimi për një ëndërr të re

Pyetja nëse Shtetet e Bashkuara janë në rënie është bërë pothuajse refren në debatet politike dhe akademike globale. Por, sado…

2 minutes ago

Chiara Ferragni thyen heshtjen pas dy vitesh: Fedez më braktisi në momentin më të vështirë të jetës sime

Pas dy vitesh heshtjeje, Chiara Ferragni ka dhënë intervistën e saj të parë, vetëm pak ditë pasi u shpall e…

26 minutes ago

VIDEO/ Dy gola për tre minuta, futbollisti që la Kosovën për Shqipërinë shkëlqen ndaj ukrainasve

Etnik Brruti ka qenë protagonist kryesor i Malishevës në ndeshjen miqësore që skuadra kosovare ka zhvilluar në kampin përgatitor në…

39 minutes ago

Berisha tha nuk kandidoj përballë Salianjit se është vetëpërjashtuar, reagon ish-deputeti: Askush nuk është mbi Kushtetutën e PD

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i është përgjigjur kreut të PD, i cili deklaroi sot se “nuk kandidoj përballë Salianjit…

43 minutes ago

Guardiola: Pas një sezoni si ai i vitit të kaluar, një klub tjetër do më kishte shkarkuar

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli në njq konferencë për shtyp për jetëgjatësinë e qëndrimit të tij në Etihad.…

59 minutes ago

“Reforma zgjedhore ka nisur qëkur kisha thonjtë e paprera në Paris”, Rama mesazh opozitës: Me ju shumë mirë, pa ju po aq mirë! Puna do të bëhet

Në fund të fjalimit të tij para grupit parlamentar, kryeministri Edi Rama u shpreh se reforma zgjedhore do të bëhet…

1 hour ago