shqiperi

“Edhe ju hahet, edhe ju djeg” Përplasje mes deputetëve te TIMS-i: Doni t’i bëjmë mbledhjet në bodrum…

Të tjera debate janë regjistruar në mbledhjen me dyer të mbyllura që u mbajt pasditen e kësaj të marte në Komisionin Hetimor për TIMS. Ka qënë kryetari i Komisionit, Ervin Salianji, ai i cili ka refuzuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura duke thënë se gazetarët duhet të ndjekin mbledhjen, ndërsa është shprehur se në këtë mënyrë mazhoranca po pengon hetimet.

Ndërkohë anëtarët e mazhorancës kanë kundërshtuar duke thënë se tre dëshmitarët e thirrur për të dëshmuar (Balla, Muça dhe Rrumbullaku) duhet të dëshmonin me dyer të mbyllura pasi të dhënat janë sensitive dhe nuk duhet të dalin jashtë dyerve të mbledhjes.

Pjesë nga debatet:

Ervin Salianji: I latë gazetarët të presin pas porte.

Toni Gogu: Shiko z. Kryetar se ju e keni zakon që bëni show, harruat të njoftoni gazetarët pasi përfundoi dëshminë ministri i Brendshëm dhe tani fajësoni Komisionin. Keni një kërkesë paraprake ose deklaratë paraprake nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit që kërkon që dëshmia të bëhet me dyer të mbyllura për shkak të sekretit, të të dhënave sensitive që mund të dalin.

Ervin Salianji: Kanë filluar punë drejtorët në Policinë e Shtetit 20 ditë para se të hapeshin aplikimet, pavarësisht se janë refuzuar. Pavarësisht është në masë arresti, vijon ai të jetë drejtor. Keni kapur këtë elementin e shoë-ut televiziv, këtu, te Rai, te Bildi… Në fakt kjo është katandisja që i keni bërë ju Shqipërisë dhe që po e turpëroni nga dita në ditë. Transparenca than çdo kalbëzim. Ça frike keni nëse nuk ka shkelje? Edhe ju hahet, edhe ju djeg! Thoni që doni ta mbroni paligjshmërinë, ne do e çojmë deri në fund këtë komision, hapur, mbyllur, fshehtas. Nëse doni ta bëjmë në bodrum dhe keni frikë nga drita, ça jemi ne? Lakuriqë nate? Ç’është ky muhabet mo?! Këtu do vendosim bashkë! Tha një propozim nënkryetari i komisionit nga një kërkesë që paskan bërë. Ikën me vrap se mos ishin kamerat herën e kaluar. Ju e njihni këtë fakt prandaj e keni çuar në Këshillin e Rregullores. Si e doni ju ta bëj këtë paligjshmëri, me vullnetin politik?.

Ramadan Likaj: Nëse ky komision vijoi punën 3 orë, iu bënë pyetje ministrit. Ne nuk morëm ndonjë dokument të klasifikuar. Duhet që ne të vazhdojmë seancën e hapur për publikun. Nëse drejtori i përgjithshëm, ka dokumente të klasifikuara, mund të të thotë nuk përgjigjem. Unë mendoj që mazhoranca këkron me çdo kusht seancën me dyer të mbyllura. Për çfarë? Kur ne duam të zbardhim sa më shpejt se çfarë ka ndodhdur me sistemin TIMS. Publiku duhet ta marrë vesh se çfarë ka ndodhur në atë sistem. Dokumente ka sa të duash. Nuk e di ku ishte ai dokument i klasifikuar.

Xhemali Qefalia: Varet si ju e lexoni shkresën…

Ervin Salianji: Parsh e lexojmë, jo mbrapsht!

Xhemali Qefalia: Nëse drejtori i Policisë mendon se mbledhja duhet të jetë e hapur, atëherë po. Pse duhet të bëjmë debat me njëri-tjetrin?!

Ervin Salianji: Gjithçka që është sekret shtetëror ta bëjmë me dyer të mbyllura.

Lefter Gështenja: Edhe dëshmia që dha ministri i Brendshëm nuk kishte asnjë sekret, nuk na u tha ndonjë sekret i klasifikuar. Këtu ishim në komision dhe nuk kishte sekrete. Mendoj se mbledhja duhet të zhvillohet me dyer të hapura, publiku të njihet me atë që ka ndodhur, edhe për hir të transparencës.

Nasip Naço: Dëshmia e Drejtorit të Përgjithshëm përbën sekret, qoftë edhe për atë dëshmitarin tjetër që pret. Pse kërkoni, qoftë edhe pa dashje të shkelni ligjin. Nga dëshmia e drejtorit mund të jepen detaje që mund të ndihmojnë atë dëshmitarin tjetër.

Tags: mbledhjeTIMS

të fundit

Horoskopi 20 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si ju e kishit menduar. Qe ne orët e mëngjesit do debatoni…

1 hour ago

64 vite Festival i Këngës/ Drejtoresha e RTSH, Eni Vasili: Skena e identitet tonë kulturor që ka bashkuar shqiptarët përmes tingujve, sistemeve dhe kufijve

Drejtoresha e Përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, përcolli një mesazh të fortë dhe emocionues gjatë Fest 64, duke…

1 hour ago

Bologna “macja e zezë” për Interin, e eliminon dhe shkon në finalen e Superkupës, përballë Napolit!

Bologna ka mundur Interin pas goditjeve të penalltive në gjysmëfinalen e dytë të Superkupës së Italisë pas goditjeve të penalltive.…

1 hour ago

“Balluku mund të zgjedhë një tmerr pa fund ose një fund të tmerrshëm”, Artan Hoxha: Veliaj, zv.kryeministrja dhe AKSHI, 3 rrënjët kryesore të pushtetit të Ramës

Gazetari Artan Hoxha foli mbi dosjen Balluku, mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë”. Teksa po shprehej mbi korrupsionin e Ballukut…

2 hours ago

Një rikthim që askush nuk e priste/ Çfarë po ndodh mes Robertit dhe Norës?

Pas paraqitjes së tyre të përbashkët që surprizoi publikun në emisionin “Robi plaket kur don vet”, Nora Istrefi dhe Robert…

2 hours ago

OKB përplaset ashpër me SHBA-në/ Uashingtoni përshkallëzon sanksionet ndaj gjyqtarëve të GJND-së për hetimet kundër Izraelit

Kombet e Bashkuara dënuan të enjten Uashingtonin për përshkallëzimin e "hakmarrjes" kundër institucioneve ndërkombëtare pasi administrata Trump vendosi sanksione ndaj…

3 hours ago