Renald Tahiri, 38-vjeç ka ndërruar jetë në ambientet e burgut 302 te “Mine Peza” në Tiranë.
Rrethanat e ngjarjes së rëndë, e cila nuk është raportuar zyrtarisht nga autoritetet mbeten të paqarta.
Ai është arrestuar të premten e kaluar për vjedhje, ndërsa familjarët nuk ishin lejuar ta takonin gjatë fundjavës me pretekstin se nuk lejoheshin takimet.
Sipas burimeve jozyrtare, 38-vjeëçari ka ndërruar jetë të shtunën dhe sipas familjarëve ai ka humbur jetën brenda ambienteve të qelisë.
Ndërkohë nga ana tjetër, autoritetet pretendojnë se janë ndjekur të gjitha procedurat standarde përfshirë edhe ofrimin e ndihmës shëndetësore.
Ajo që e shton më shumë misterin e kësaj ngjarjeje të rëndë është fakti që familjarët janë njoftuar dy ditë më pas.
Tahiri ra në pranga për vjedhjen e një biçiklete, teksa njihej në zonën e “Brrakës” ku jetonte si konsumues i narkotikëve. Disa herë ishte përballur me drejtësinë për vepra të tilla, për shkak se në shumicën e rasteve, i kryente për të siguruar para që të blinte drogën.
Trupi u përcoll për në banesën e fundit pas ceremonisë mortore në orën 12:30./Albeu.com/
Dashi Të gjithë ata që janë në një lidhje do marrin bekimin e yjeve gjatë kësaj dite. Do i harroni…
Është ndërprerë procesi i numërimit të votave në “Parkun Olimpik”. Siç shihet edhe nga fotoja janë fikur të monitoret ku…
Ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshit i është sekuestruar celulari me urdhër të SPAK. Më tej bëhet me dije se është…
Jozefin Marku ishte i ftuar në “Goca dhe Gra”, ku u rrëfye pas incidentit me Gjestin gjatë ‘prime’ të Big…
Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat…
Jozefin Marku ka folur për herë të parë në “Goza dhe Gra”, pas incidentit në BBV. Ai iu përgjigj pyetjes…