Këtu, në këtë pjesë të bregut, policia ka dyshimet më të forta për vendngjarjen. Aty është gjetur një kukull dhe disa letra cokollatash.
‘Aty është gjetur një kukull e cila ishte në vendin ku dyshohet se gruaja është vetë hedhur dhe gjithashtu janë gjetur edhe produkte ushqimore të fëmijëve çokollatë edhe patatina dhe prej aty kanë nisur edhe kërkimet’ – u shpreh gazetarja, Anila Hoxha.
None found
Kjo lule mendohet se është shkëputur nga kukulla e njërës prej vajzave pasi ka ngjyrë dhe material identik.
Burimet saktësuan për Inside Story se kukulla i është treguar familjarëve të cilët konfirmuan se ishte e vajzave të ndjera.
Mendohet se nëna e re, e dëshpëruar dhe në kushtet e një tronditje të thellë mendore është vetë hedhur bashkë me fëmijët në lumë. Kjo si shenjë hakmarrje ndaj bashkëshortit dhe tradhtisë së tij. Për shkak të dhunës psikologjike të vazhdueshme, Erdgys Arrazi, është sot në pranga nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes. Por, dinamika konkrete se si janë hedhur fëmijët, mbetet ende mister. Ndoshta, kjo nuk ka për tu mësuar kurrë.
‘Nuk mundet dot të ngresh një akuzë ndaj bashkëshortit pavarësisht rrethanave duke thënë që e ka sharë në mënyrë të vazhdueshme dhe pastaj i ka kapur në celular një video të një personi tjetër. Për këto dy gjëra askush në republikën e Shqipërisë nuk shkon në burg 7 vjet por është absurde se është një ligj gabim. Nene 99 i kodit penal është i ndërtuar keq dhe është shumë subjektiv’– u shpreh profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço.
Një mundësi tjetër është që nëna të jetë vetëhedhur dhe fëmijët ta kenë ndjekur pas, të rrëmbyer nga emocionet. Sipas ekspertëve të kriminalistikës, do të duhet që të rindërtohet ngjarja që të përcaktojë se kush ka humbur jetën i pari dhe se si mund të ketë ndodhur ngjarja.
‘Grupi hetimor duhet të përcaktojë saktësisht jo vetëm itinerarin por edhe vendin fiks ku viktimat janë hedhur për në lumë. Të përcaktojë mënyrën se si është realizuar hedhja e viktimave në lumë. Të gjitha këto dinamika duken se për publikun nuk kanë rëndësi por kanë rëndësi për hetimet.
Për të kuptuar faktin e thjesht a kemi të bëjmë me një vepër penale të kryer vetëm nga nëna e fëmijëve, a kemi bashkëpunëtor të tjerë të mundshëm, dhe në fund mënyrën se si është kryer mbytja e tre fëmijëve pasi edhe në pikëpamje të thjeshtë të një logjike njerëzore është e pamundur që 4 persona të hidhen menjëherë në ujë dhe të mbyten menjëherë’- u shpreh ish-prokurori, Eugen Beçi.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,…
Sergio Conceicao ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për periudhën e kaluar te Al-Ittihad, duke kritikuar kulturën e punës,…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,…
Hoffenheim mori një fitore të madhe në udhëtim te Borussia Monchengladbach, duke qenë e para këtë edicion si mysafir.Skuadra gjermane…
Real Madridi ka regjistruar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së nëntë në La…
Të paktën 160 arrestime janë bërë në Milano në katër orët e fundit për incidentet e reja që ndodhën në…