Categories: shqiperi

E ndoqi 3 ditë me radhë para ekzekutimit, zbardhet vrasja dhe autori i Behar Sofisë

Policia ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Behar Sofia në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se tashmë janë 4 të arrestuar për ekzekutimin mafioz të Sofisë.

Burime bëjnë me dije se Policia ka mundur që të vërë në pranga ekzekutorin dhe tre prej bashkëpunëtorëve të tij, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije ende.

Të lidhura

None found

Ekzekutimi i Sofisë dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë, ndërkohë që ende nuk dihet se kush ka dashur ta eleminonte biznesmenin Sofia, i cili ka qenë i dyshuar dhe për trafikimin e heroinës nga Turqia drejt Shqipërisë.

Mësohet se personi që ka qëlluar me armë silensiator Sofinë është 23-vjeçari Ernejt Shyti, i cili u arrestua gjatë ditës së djeshme në Malin e Zi, dhe u soll drejt Tiranës, ku dhe është marrë në pyetje nga ana e Policisë.

Shyti e ka pranuar vrasjen, dhe është zbuluar nga gjurmët e ADN-së që kishte lënë në rroba. 23-vjeçari jetonte në një banesë me qera së bashku me nënën e tij në rrugën ‘Bardhyl’.

I riu e ka ndjekur 3 ditë me radhë Behar Sofinë dhe lëvizjet që biznesmeni bënte, nga shtëpia e tij.

Burimet bëjnë me dije se i përfshirë në këtë krim mafioz është edhe një shtetas shqiptar nga Kosova i cili dyshohet se ka mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e Behar Sofisë dhe prej më shumë se një muaji mbante nën vëzhgim viktimën.

 

 

të fundit

Audi ndryshon kursin: modelet e ardhshme do të përshtaten sipas tregjeve rajonale

Prodhuesi gjerman i automjeteve, Audi po përgatit një ndryshim të rëndësishëm në strategjinë e tij globale, duke braktisur modelin tradicional…

4 minutes ago

Mbi 300 shqiptarë janë nisur nga Londra/ Aktivisti kërkon reagim nga qeveria: Për çdo gjë që ndodh në protestë, përgjegjësia i takon asaj, koha e partive ka përfunduar

Aktivisti shqiptar, i cili jeton në Londër Dritan Toçi në një lidhje direkte për News 24 ka deklaruar se janë…

5 minutes ago

Bedri Hamza përshëndet 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së, thekson aleancën dhe mirënjohjen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka uruar 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai…

8 minutes ago

Rising prices / Albania is losing the advantage of being a “cheap destination”

Për shumë vite, Shqipëria u promovua si alternativa ekonomike e Mesdheut, një destinacion ku mund të shijohej deti me kosto…

8 minutes ago

Ankara nën masa të jashtëzakonshme për samitin e NATO-s, kryeqyteti vishet për Trump dhe delegacionet, ndërsa qytetarët kundërshtojnë

Në prag të samitit të NATO-s, Ankaraja është futur në gatishmëri të lartë, teksa në kryeqytetin turk pritet të mbërrijnë…

9 minutes ago

Interpol issues “red notice” for 39-year-old suspected in Monaco bombing, images show her disguised as a man and with a snake tattoo on her arm

Një “njoftim i kuq” është shpallur nga Interpoli për kapjen e 39-vjeçares Anastasia Berezovskaya, e cila dyshohet se është e…

9 minutes ago