Një banesë është përfshirë nga flakët në Elbasan duke u djegur pjesërisht. Policia bën me dije se zjarri është shuar, por shtetasi 85-vjeçar që ndodhej në banesë ka pësuar djegie dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:15, në fshatin Kuqan, Elbasan, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. K. Si pasojë është djegur pjesërisht banesa dhe është dëmtuar nga flakët shtetasi N. K., 85 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Nga veprimet hetimore paraprake të kryera dyshohet se ngjarja është aksidentale.
Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, ka arritur tashmë në ditën e pestë, proces që po kryhet…
Ditën e djeshme, një fëmijë rreth katërvjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Ferizaj. Sipas zyrtarit policor për rajonin e Ferizajt,…
Sëmundja e murtajës së bagëtive, ka rikthyer alarmin në sektorin veterinar dhe blegtoral në vend. Me përhapjen e shpejtë të…
Në New York, është mbajtur parada e shqiptarëve, ku mori pjesë edhe kryebashkiaku Eric Adams. Kryetari i Bashkisë së New…
Petro Koçi, vendosi të tërhiqej nga gara për deputet, pas urdhrit të Edi Ramës se do të futeshin në listë…
Meteorologia e njohur Lahjda Porja, në lidhjen direkte me “Vila 24”, bëri të ditur se; java e fundit e qershorit…