shqiperi

E FUNDIT/ Qëllohet me armë zjarri një person në Shkodër

Një ngjarje ka ndodhur në Shkodër teksa është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Gent Larushku i cili nuk është plagosur duke i shpëtuar plumbave.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30 në zonën e Vinotekës në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër. Shtetasi Gent Larushku pretendon se është qëlluar nga një person që po lëvizte me biçikletë në një rrugicë në afërsi të banesës së tij.

Të lidhura

None found

Ky shtetas arriti që t’ shpëtojë plumbave ndërsa dyshohet se automjeti i tij është qëlluar me një plumb në pjesën e pasme.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet. Efektivët morën në pyetje shtetasin Gent Larushku i cili deklaroi versionin e tij të ngjarjes.

“Isha në makinën time afër shtëpisë kur një person që nuk arrita ta njoh për shkak edhe të errësirës më qëlloi me pistoletë. Fatmirësisht arrita të shpëtoj. Ai u largua menjëherë dhe nuk arrita që ta njoh. Nuk e di arsyen e kësaj ngjarje sepse nuk kam konflikte me askënd dhe nuk e di kush mund të jetë autori” deklaroi Larushku i cili është shoqëruar në komisariat për sqarime të mëtejshme.

Ndërkohë policia ka sekuestruar dy gëzhojat e plumbave të pistoletës në cilësinë e provës materiale dhe automjetin me të cilin po lëvizte Larushku për hetime të mëtejshme. Në vendin e ngjarjes ku u qëllua me armë nuk ka kamera sigurie ndaj edhe mbetet e vështirë për momentin identifikimi i autorit të dyshuar.

Ndërkohë banorët që kanë shtëpitë shumë afër vendit të ngjarjes deklaruan se kanë dëgjuar të shtënat. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë dhe për identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorit.

të fundit

Huthit godasin sërish Riadin, raketa balistike drejt aeroportit kryesor dhe anulime fluturimesh

Rebelët e Huthit kanë goditur përsëri aeroportin e Riadit pasi autoritetet saudite thanë se kishin arritur të ndërprisnin dy raketa…

44 seconds ago

The 131st protest against the government takes place in Tirana

Ka nisur sot më 8 tetor protesta e 131 kundër qeverisë. Kjo protestë nis, ndërsa protestuesit janë në rrugët e…

7 minutes ago

McGrath after meeting with Rama: Albania belongs in the EU, reform momentum must continue

Komisioneri europian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Konsumatorët, Michael McGrath, deklaron se Shqipëria është një nga vendet pararendëse…

8 minutes ago

Garment industry in deep crisis: 25,000 jobs lost and 150 factories closed

Fasoneria shqiptare po përballet me vështirësi të thelluara. Nga rreth 65 mijë punonjës që kishte dikur industria e manifakturës, sot…

8 minutes ago

Petrova: Bulgaria maintains the same demands for North Macedonia’s European path

"Bullgaria mbështet perspektivën evropiane të Maqedonisë, por kushtet për përparimin e saj mbeten të pandryshuara nga viti 2022", tha ministrja…

9 minutes ago

Në Tiranë zhvillohet protesta e 131-të kundër qeverisë

Ka nisur sot më 8 tetor protesta e 131 kundër qeverisë. Kjo protestë nis, ndërsa protestuesit janë në rrugët e…

9 minutes ago