Një vajzë e porsalindur është gjetur e vdekur në tualetet e një lokali në Oulton, Leeds në Britani.
Nëna e vajzës është zhdukur, ndërkohë që autoritetet thonë se ajo ka përjetuar momente jashtëzakonisht traumatike.
Mjekët kur mbërritën e gjetën vajzën e porsalindur të pajetë në vendngjarje.
Klientët që ishin në pijetore lavdëruan stafin për trajtimin e situatës më të vështirë me të cilën mund të përballeshin pa shkaktuar alarm dhe panik, raporton The Guardian.
“Më vjen keq për të gjithë ata që ishin me ne gjatë gjithë kohës, kur ndodhi kjo situatë dhe i kërkoj ndjesë atyre që hynë në lokal dhe ata që nuk mundën. Një falënderim i madh shkon për ata që na ndihmuan ndërkohë që ne po luftonim si ekip”, shkroi menaxheri i lokalit përmes një postimi në rrjetet sociale.
DCI James Entwistle, nga Policia e West Yorkshire, i bëri thirrje urgjentisht nënës që të kontaktojë me ta ose të kërkojë ndihmë mjekësore.
“Ky është një incident tragjik dhe ne po apelojmë urgjentisht që nëna e vogëlushes të na kontaktojë ose të kërkojë ndihmë mjekësore pasi ajo ka kaluar nëpër një provë jashtëzakonisht traumatike dhe mund të ketë nevojë për trajtim vetë. Kërkimet tona për incidentin vazhdojnë sot me partnerët e NHS, por prioriteti ynë kryesor mbetet mirëqenia dhe siguria e nënës”, tha ai.
Dashi Dite edhe me mosmarrëveshje, por edhe me pasion te zjarrte kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione…
TikTok njoftoi të enjten se kishte mbyllur një marrëveshje për të krijuar një entitet të ri në SHBA, duke i…
Parlamenti Evropian miratoi me shumicë votash ditën e djeshme (22 janar 2026), një rezolutë që dënon dhunën e ushtruar nga…
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar ndalimin e 109 personave nën dyshimin për një skemë masive të manipulimit të votave…
Timothée Chalamet ka një arsye të fortë për të festuar. Aktori i njohur hollivudian ka shënuar një tjetër moment historik…
Pas fjalimit plot pasion, në të cilin i bëri thirrje Evropës të marrë një rol më të madh në formësimin…